EJUP MITA – SHPALLET
“PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT TĖ VLORĖS”
Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr ne fteriotėt, kur shikojnė e dėgjojnė qė njė bir i fshatit tonė i
kalon caqet e nderimit brenda fshatit dhe bėhet personalitet nė shkallė qarku.
Pas
Besim Elezit, Personalitet i Qarkut tė Vlorės, ku pėrfshihet dhe rrethet Sarandė e Delvinės, shpallet EJUP MITA.
Vlerat
morale jetėsore tė Ejupit janė tė mėdha dhe ėshtė vėshtirė tė pasqyrohen nė njė shkrim tė tillė. Ato janė vlera tė Ejupit,
por edhe tė prindėrve tė tij, tė Nuriut dhe tė Shanės, janė vlera tė tė gjithė familjes e veēanėrisht tė motrės Shaze, e cila
rrėmbeu armėn nė dorė dhe luftoi, si burrėreshė qė ishte, kundėr pushtuesve fashist-nazistė. Kėto vlera u ruajtėn dhe nga
motrat e vėllai i tij, Ahmeti.
Ejupi
u lind nė Fterrė mė 1936. I ati dhe gjyshi kanė punuar si hoxhė nė fshatrat e Vlorės.
Shkollėn
fillore Ejupi e mbaroi nė Gumenicė mė 1949, 7-vjeēaren nė Vlorė mė 1953, tė mesmen nė Teknikumin Bujqėsor tė Kamzės nė vitin
1957 duke u diplomuar agronom i mesėm dhe pas njė viti pune si agronom nė lokalitetin e Koculit, shkon pėr studime nė Institutin
e Lartė Bujqėsor, dega e frutikulturės, tė cilin e pėrfundon nė vitin 1963.
Nė
vitet 1963-1966 punoi agronom dhe pėrgjegjės sektori nė fermėn e Mifolit. Mė pas kryeagronom nė ndėrmarrjen bujqėsore “Vlora”.
Prej kėndej dėrgohet pėr specializim nė Itali. Mbas kryerjes sė specializimit emėrohet drejtor i kėsaj ferme tė rėndėsishme.
Nė vitet 1972-79 emėrohet drejtor nė fermėn e Llakatundit.
Si
specialist e organizator i aftė qė ishte, ngarkohet me detyrėn e organizimit tė Institutit tė Pemėtarisė nė Vlorė dhe pėrgjegjės
i seksionit tė bujqėsisė nė komitetin ekzekutiv tė rrethit. Puna dhe sjellja e tij bėnė qė tė zgjidhet nė kėshillin popullor
tė rrethit dhe nė komitetin ekzekutiv.
Duke
qenė drejtues e specialist i aftė, nė vitet ’80 caktohet anėtar i kolegjiumit tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Po ashtu edhe nė komitetin
e shkencės e bashkėpunėtor shkencor dhe drejtor nė institutin e ullirit Vlorė. Mė 1991- 92 e nxjerrėn nė asistencė qė u pasua
me pension tė para-kohshėm.
Ecuria
e tij, duke ngjitur njė nga njė shkallėt e drejtimit administrativ e shkencor, tregon pėr aftėsitė e tij, vullnetin e madh
dhe pėrkushtimin e Ejupit nė punė, duke e renditur atė si njė nga figurat mė tė spikatura tė intelektualėve tė Vlorės.
Nė
Vlorė e mė tej, shokėt, bashkėpunėtorėt, bashkėfshatarėt, miqtė, e kushdo qė
e ka njohur, shprehen me vlerėsimet mė tė larta pėr vėrtitet dhe vlerat e veēanta tė Ejupit tonė.
Pėr
tė gjitha kėto, ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhrin e Punės tė klasit tė Dytė dhe tė klasit tė Parė.
Jeta
e tij model nuk mund tė mos tėrhiqte vėmendjen e pushtetarėve tė sotėm, tė cilėt, me propozim tė Drejtorisė Rajonale tė Bujqėsisė
dhe Ushqimit tė Vlorės, me vendim tė kėshillit tė qarkut, i dhanė titullin: PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT TĖ VLORĖS me motivacionin
“ Personalitet shkencor, drejtues i talentuar dhe organizator i prodhimit bujqėsor, i pėrkushtuar pėr futjen e metodave
tė reja nė zhvillimin e bujqėsisė shqiptare”
Paēin
vlerėsime tė tilla bijtė e Fterrės edhe nė tė ardhmen.
Zeko
BRAHO
Enter supporting content here
Luan Ēipi
Ejup Mitaj, njė drejtues
largpamės
E
njoha nga afėr Ejup Mitėn kur shkova
me punė nė Llakatund. Atė e gjeta atje Drejtor tė Ndėrmarrjes
Bujqėsore Shtetėrore "Lufta e Vlorės". Me profesion agronom, pasi kishte punuar si specialist i thjeshtė nė kooperativa
e ndėrrmarrje bujqėsore, kryeagronom dhe drejtor nė Ndėrmarrjen Bujqėsore "Vlora", transferohet kėtu, si "dorė e
fortė", pėr fatin e mirė tė kėsaj zone, me tradita shumė tė hershme nė agrikulturė, me mundėsi tė mėdha ndryshimesh,
por qė kishte mbetur shumė pas nga si shoqet e saj, mė tė pėrparuara pėr kohėn.
Ejup Mita u lind nė fshatin Fterrė tė
krahinės sė Kurveleshit, fshat me tradita pėr shqiptari dhe arsimdashje. Djalė i njė hoxhe fshati u edukua, qysh ne fėmijėri
me korrektesė dhe edukatė e dashuri pėr njeriun, punėn, Shqipėrinė dhe pėr librat.
Ardhur herėt nė Myzeqe tė Vlorės, pasi
kreu Institutin e Larte Bujqėsor nė Tiranė, degėn e agronomisė dhe leu kėmbėt e njoma nė baltėn e kooperativave
dhe ndėrmarrjeve bujqėsore tė rrethit tė Vlorės, duke pėrfituar njė pėrvojė tė madhe, dhe pasi kreu dhe njė kurs pasuniversitar
pėr agrikulturė nė Itali, u caktua pėr tė drejtuar bujqėsinė intensive nė fermėn e Llakatundit. Ferma e Llakatundit,
nė bėrthamėn e vet ėshtė, ndoshta, njė nga qendrat e organizuara tė prodhimit bujqėsor e blegtoral, ndėr mė tė vjetrat
nė Shqipėri. Sipas dokumentit n. 1741 tė AQV, nė vitin 1934 konsulli italian nė Vlorė raporton: "ēifligu mė i frytshėm dhe
mė me rėndėsi i krahinės Vlorės ėshtė ai i Llakatundit, pronė e familjes Vlora..." Atė e merrte me qera gjirokastriti Rasim
Babameto. Mė vonė para okupacionit italian, atė e bleu njė kont italian dhe, akoma mė vonė, rreth vitit 1938, Kavalier Orlando,
po Italia duke u pėrpjekur pėr ta kompletuar me blegtori tė racės, teknologji dhe mekanizma tė kohės. Sidoqoftė, kjo bėrthamė
megjithėse e pėrparuar pėr kohėn, ishte shumė e vogėl, rreth 250 hektarė tokė bujqėsore dhe 100 njėsi gjedhi.
Gradualisht, gjithė fusha e Llakatundit
dhe mė pas ajo e Lubonjės, Selenicės buzė lumit Vjosė e fundit tė lumit Shashicės, deri nė kufi me Beshishtin dhe fushėn e
Myzeqesė, nė tokat e shtatė fshatrave te Topalltisė, u pėrfshinė nė nj ndėrmarrje bujqėsore tė madhe me gati 3000 hektarė
tokė, nga mė pjelloret, me 2000 njėsi gjedhi tė gjitha kategorive e racave tė
zgjedhura te blegtorisė, duke pėrfshire lopė, dele, pula dhe derra. Nuk ishte e lehte tė drejtoje dhe te organizoje punėn
e tre mijė punonjėsve tė kėsaj ekonomie me cikėl tė mbyllur dhe me njė bazė prodhuese e teknike thuajse primitive. Kur shkuam
ne nė fermė, rezultatet ekonomiko financiare, nė kushtet e ēmimeve fikse tė shitjes, ishin katastrofale. Ndėrmarrja punonte
me humbje dhe merrte dotacion shtetėror.
Duhet tė them me krenari se brenda njė kohe tė shkurtėr u bė njė pėrmbysje e madhe drejt pėrmirėsimit teknik ekonomik
e financiar tė kėsaj ndėrmarrje. Dhe, pa dyshim, merita pėr transformimet e menjėhershme i takon Ejup Mitės, kėtij
drejtuesi e organizatori tė talentuar, idealist e guximtar, qė pėr mua ėshtė, pa mėdyshje, njė nga burrat mė tė menēur, mė
tė aftė dhe mė tė ndershėm qė kam njohur, njė strateg i vėrtetė largpamės. Sė pari, ai drejtoi vetė studimin shkencor
pėr pėrqendrimin, specializimin e kooperimin e zhvillimit prodhues perspektiv tė ndėrmarrjes, mbi bazėn e njė pėrvoje dhe
shfrytėzimit tė literaturės pėr qarkullimin optimal bujqėsor dhe koordinimit tė bujqėsisė intensive me racat e zgjedhura
tė blegtorisė. Kėtu u pėrfshinė strukturat e kulturave qė do mbilleshin, nė pėrshtatje me mikroklimat dhe qarkullimin
bujqėsor, puna me tokėn pėr plotėsimin e bonifikimit, sistemimit dhe deri nė mobilimin e saj, kullimi dhe drenazhimet nė gjithė
sipėrfaqen, shtimi i tokės nėn ujė dhe pėrmirėsimi i vaditjes, ngritja e serrave diellore me xham e plasma, shtimi i
vreshtave dhe pemėtarisė, ngritja e vreshtave nė tel, shtimi dhe pėrmirėsimi i blegtorisė nė kombinim me nevojat pėr pleh
organik, ngritja e pularive moderne dhe e qendrės racore pėr mbarėshtimin e paradosave e deri te rritja e shkallės sė mekanizimit,
ndėrtimi plehėrishtave, padoqeve, stallave, hangarėve, etj.
Ejup Mita punoi shtatė vjet pėr plotėsimin e kėsaj ėndrre tė guximshme, qė u bė realitet, qė nisi nga zgjedhja e kuadrit tė pėrshtatshėm e deri te pėrputhja e interesave dhe e sedrės sė secilit,
nė njė kombinim harmonik, me tė gjitha levat dhe institucionet e kohės, gjithnjė duke i edukuar, nė radhė tė parė me
shembullin e tij vetjak. Nė dispozicion tė tij pa rezerva u pėrfshinė: Nėndrejtori i pa lodhur Vasillaq Ndini, qė mbuloi
me sukses kryesisht, sektorin e ndėrtimeve, inxhinieri i talentuar politeknik Feri Dishnica, inxhinieri mekanik kėmbėngulės
Fatmir Shkupi, agronomėt e aftė Llambro Billa, Reuf Muhameti, Llano Llanaj e Zigur Sulo, Xhevdet Suli, Selam i\/lalaj, Pajtim
Xhelo; zooteknikė e veterinerė tė thelluar si Petref Lameborshi, Llambro Berberi, Shpėtim Suke, Dhimitraq Loli; ekonomistėt
Bastri Sofia, Agace Bregu, Vladimir Petani dhe dhjetėra specialistė e mekanizatorė tė shquar.
Po, shpirti dhe epiqendra e kėtij stafi tė mrekullueshėm idealistėsh, padyshim ishte ai qė qč njėkohėsisht, kreu i
tij, agronomi shkencėtar, Ejup Mita. I urtė dhe i ashpėr, i matur dhe i rrufeshėm, gjithnjė me libėr, penė, gėrshėrė, drapėr,
lopatė nė dorė do mė kujtohet, drejtori im i dashur, Ejup Mita. Asnjė shenjė lavdie, pa bujė, pa as mė tė voglin pretendim
pėr komoditet e rehati, mjeshtėr i aksioneve masive, karakteristikė pėr bujqėsinė nė kohė fushatash, shembull personal nė
punė. E gdhinte me traktoristėt nė kohėn e mbjelljeve pranverore, aq sa shpesh gruaja e tij, kur mė takonte ne Vlorė
mė pyeste e shqetėsuar:
- A ma ke parė burrin? Gjallė ėshtė? Bėji tė fala dhe thuaji se dhe ne, me gjithė
fėmijėt, mire jemi.
Ejup Mitėn zor se e arrije dot, as kur
punonte nė aksione bashkė me ne, as kur ikte nėpėr ugare, rrugė e parcela. Sa shumė punė konkretisht dhe direkt drejtoi
ai: Shpyllėzimin me mina buzė lumit Vjosė, aq tė domosdoshme, qoftė dhe pėr t'i hapur front pune mijėra grave tė papuna tė
minatorėve tė Minierės sė Selenicės; sistemime e modelime fushore e kodrinore nė tė pesė fshatrat e Topalltisė, duke shfrytėzuar
talentet e rralla rilevuese tė burrave tė talentuar dibranė tė fisit tė internuarve, tė Ndreasve; sisteme vaditjesh
me puse artizane, duke shfrytėzuar shpim kėrkimet e ndėrmarrjes se posaēme hidroenergjetike; shpyllėzim kodrash dhe mbjellje
vreshti nė zonat e preferuara kodrinore tė Selenicės, Lubonjės dhe Llakatundit; ndėrtime tė serave diellore me xham, pėr kultivim
perimesh, kryesisht pėr eksport; ndėrtim e pajisje ofiēine, hangarėsh ne te tre sektorėt, ndėrtim pularie moderne pėr vezė
dhe mish ne Lubonjė, qė e pėrmirėsoi shume nevojėn pėr treg; stalla moderne pėr gjedhin nė tė tre sektorėt, koēekė e
tharėse misri nė sektorin e qendrės; kanalizime e drenazhime, nė tė gjithė sipėrfaqen nėn ujė; vaditje ne formė shiu me impiante pėr jonxhishtet dhe kulturat kryesore; plehėrishte e padoqe nė tė tre sektorėt;
qendra tė mekanizuara tė pėr punimit tė ushqimeve tė blegtorisė nė tė tre sektorėt; depo silazhimi, ngritje vreshti ne tel
ne Lubonje e Selenice etj.
Kaluan tre vejte dhe tė gjithė treguesit
tekniko ekonomikė e financiar, prodhimi dhe rendimentet u dyfishuan. Ferma e Llakatundit u bė model dhe vend pelegrinazhi
pėr gjithė vendin.
Shkon tani nė Llakatund, te ata njerėz
tė mrekullueshėm e mikpritės dhe sheh se ēdo gjė ėshtė rrafshuar. Tė vjen pėr tė qare. Jo pėr nostalgjinė e krijuar dhe pėr
jetėn "pėrrallore" qė humbėm, por pėr atė mund e djersė tė derdhur, qė shkoi dem, ndėrsa mund tė ishte bazė pėr ecuri tė mėtejshme,
drejt mundėsive, gjithnjė e mė tė mėdha.
Ishte po kaq interesante ta njihje Xhup Mitėn sidomos, kur pas tre vitesh pune pa
ndėrprerje, pa asnjė pushim, pėrfshirė tė dielat dhe festat, dhe pa pushimet e ligjshme vjetore, tė domosdoshme pėr rehabilitimin
e punonjėsve, ta bindja dhe ta mirja me vete Ejupin pesėmbėdhjetė ditė nė kampin e pushimit tė punėtore Dhėrmi tė Vlorės.
Atje e pashė me kostum banje E]upin, muskulor e tė shėndetshėm, me ato kėmbė pak tė shtrembra, si te njė futbollisti.
Ai edhe kėtu ēuditi tė gjithė, se kudo u klasifikua i pari: nė shah dhe nė ping-pong, ne karambol dhe nė bilardo. Ishte pėrdorues
mjeshtėror i topit me kėmbė, veēanėrisht, po dhe si volejbollist. Aty mėsuam
se nė shkollė kishte qenė aktive ndėr mė tė dalluarit. Mė shumė qe dalluar si sulmues e golashėnues nė ekipin pėrfaqėsues
tė Institutit tė Lartė Bujqėsor.
Njė ditė, kur deti ishte i gete dhe tė tėrhiqte si me magji, duke dėgjuar e informuar nga vendasit dhe ngaqė kishte
bėre pėrshtypje novela e shkrimtarit Petro Marko "Shpella e Pirateve”, meqė
ajo shpellė e famshme ishte fare afėr, rreth dy kilometra larg bregut, vendosėm tė nisemi me not. ishin unė, shoku
ynė, Besim Resuli, mė i ri dhe Ejupi, moshatar me mua, bile pak me vogėl. Ik.. e s'ka tė sosur.
Rrugės, mė afėr destinacionit, na zuri
njė shirokė. Dallgėt e vogla ishin shqetėsuese dhe na bėnim qė hera herės gėlltisnim shtėllunga uji. Ejupi, qė me sa duket,
qysh atėherė kish ndonjė cen nė zemėr, nis te verdhet dhe te lodhet. Ishte mė mirė tė venim te shpella sesa tė ktheheshim,
mbasi kthimi binte shumė mė gjatė. Shkuam. Nuk kishte asgjė interesante. Petrua, si shkrimtar kishte paraqitur fantazinė e
vet. Atje, ishte nė tė vėrtete vetėm njė e ēarė e zakonshme deri nėn shkėmbinj dhe midis "shpellės" njė pllake e madhe shkėmbore.
Shyqyr qė ishte kėshtu, se hipėm mbi tė dhe u s’lodhėm. Kthimi ishte mė i vėshtirė, se Ejupi u lėshua komplet dhe na
duhej ta ndihmonim, duke e rimorkiuar deri nė breg tė detit, gati dy orė notim rraskapitės. . . E, si vaj ti kjo punė:
edhe njė herė qė unė desha tė vihesha nė komandė, se ė1ė ngu1a mė shumė kėmbė pėr ekskursionin, pėr pak e mbyta Ejupin
Me Ejup Mitėn, qė iku nga Llakatundi,
pėr tė drejtuar bujqėsinė nė shkallė rrethi, si shef i seksionit tė bujqėsisė nė Komitetin Ekzekutiv tė K.P tė rrethit Vlorė,
ne u takuam, serish, kur unė drejtoja, po aty, Seksionin e Planit. Bashkėpunimi dhe mirėkuptimi ynė ishte i frytshėm
dhe i plotė.
Ejup Mita ishte kompetent dhe nuk lejonte
tjetėr kėnd tė futej nė punėn e vet. Vendimet i mrete pasi e studionte mirė ēėshtjen dhe pasi kishte tėrhequr mendimet e kualifikuara
tė specialisteve qė e rrethonin, qė i zgjidhte dhe i mbante me kujdes, por kur vendoste, pėr mėnyrėn mė tė mirė tė zgjidhjes
sė ndonjė problemi, nuk lejonte njeri tė ndėrhynte. Zėvendės kryetari qė e mbulonte direkt, madje dhe kryetari, megjithėse
ishin edhe ata agronomė me pėrvojė, asnjėherė nuk i diskutonin detyrat qė Ejupi u linte punonjėsve tė sektorit tė vet, se
jo vetėm ia dinin kėtė "huq", por e gjykonin se pikėrisht ajo rrugėzgjidhje ishte mė optimale. Vėshtirėsi Ejupi haste
ndėr drejtuesit partiakė, sidomos me sekretarin e parė tė Komitetit tė Partisė, tė cilit i duhej tė ndėrhynte, qoftė
dhe pėr tė treguar se do bėhej siē thoshte Partia, drejtuesja e vetme unike e tė gjitha punėve. Disa ndėrhyrje tė dhėna nė
drejtim tė kundėrt me porositė e Ejupit nga sekretari i parė e bėn atė tė dorėzojė ēelėsat. Tė gjitha pėrpjekjet pėr
ta rikthyer nė punė dėshtuan.
Vitet e fundit Ejupin, me interesimin
e Ministres sė Bujqėsisė, qė ia njihte mirė vlerat dhe prirjet e tij shkencore, e caktuan Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve
dhe Studimeve tė Ullinj-Agrumeve tė Shqipėrisė, me qendėr nė qytetin e Vlorės, institucion shkencor ky qė u evidentua
dhe bėri emėr nė shkallė evropiane.
Erdhėn vitet e ndryshimit dhe, bashkė
me to, shkatėrrimet e ēdo gjėje qė kishte bėrė Ejup Mita dhe ajka e inteligjencės shqiptare. Ēdo dėmtim, ēdo prishje
dhe kėto ishin radikale, sikur godisnin, pa mėshirė dhe mbi trupat tanė, mbi punėn tonė, mbi ndėrgjegjen tonė tė pastėr.
"ē'i duam kėto tė mira qė na kujtojnė tė kaluarėn komuniste, t'i shkatėrrojmė, ta nisim nga kuota zero." Si shekuj mė
parė kur Xhinxhis Khani nga Mongolia e largėt, nėpėrmjet stepave tė Rusisė dhe shkretėtirave tė Anadollit, pushtoi dhe shkatėrroi
Evropėn, na dolėn ca pinjollė komunistėsh fanatikė, qė ideuan shkatėrrimin e gjithėēkaje tė mirė tė ndėrtuar me djersėn e
popullit, me pretekstin se ishte ndėrtuar nė kohėn e baballarėve tė tyre komunistė. Krim dhe pabesi!
Ejup Mitėn, shkencėtarin e afirmuar, nė
kulmin e krijimtarisė sė tij, e ndaluan tė punonte, e nxorėn me dhunė nga procesi krijues, nė rrugėn e rnadhe. Njė luftė
e re klase, "anti-komuniste" zėvendėsoi "diktaturėn e proletariatit" dhe kjo u sanksionua me ligjin famėkeq 24/1. Sa shumė
gabime tė pafalshme u bėnė nga politikanėt tanė. E takoj tani, pas shumė vjetėsh, Ejupin, ndofta tė plakur dhe shėndetlig,
po gjithnjė tė menēur e plot optimizėm e besim te vitaliteti i bujkut tonė me plotė shpresa se shumė shpejt do t'i kthehet
mė mirė punės dhe traditės pėr tė realizuar ėndrrėn e madhe tė tij pėr njė bujqėsi tė pėrparuar e fitimprurėse. Mė gėzon
edhe fakti qė pasardhėsit e tij vlonjatė, mė sė fundi, e vlerėsuan duke e nderuar pėr merita tė shquara nė bujqėsi.
(Marrė
nga revista “Tribuna e eksportit” nr. 9, 2004. Botim i fondacionit KEA “Kėshilli i Eksporteve tė Agrobiznesit”)
Nr.46 – tetor 2005
Fteriotėt janė njerėz tė mirė
|