JAKUP HALIL MATO ( 16 shtator 1934 31 gusht 2005): Profesor, Doktor i Shkencave,studiues arti.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn
fillore e kreu nė fshatin e lindjes, ndėrsa shtatėvjeēaren dhe tė mesmen nė Gjirokastėr. Pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė , nė
Universitetin Shtetėror tė Tiranės (1959), punoi nė Ministrinė e Arsimit dhe tė
Kulturės si specialist i letėrsisė , kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendės kryetar
i Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve.
Nga viti 1973 deri 1987 punoi si specialist i arteve nė Komitetin Qendror tė Partisė . Mė 1987 u emėrua drejtor i
Institutit tė Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1991 e nė vazhdim
ka qenė punonjės shkencor nė Qendrėn e Studimit tė Arteve tė Akademisė sė
Shkencave, ku dy herė ishte edhe drejtor i saj.
Qė nga viti 1960 e nė vazhdim ka botuar
njė numėr tė konsiderueshėm artikuj
shkencorė e kritikė pėr letėrsinė dhe artet, ka mbajtur njė sėrė kumtesash nė veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė :
“Risi tė letėrsisė shqiptare”
(1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000), “Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave
tė artit paraprofesionist” (2004) .
¶¶¶