KUDRET SHABAN MITA ( 6 qershor 1946 ) Doktor i Shkencave Historike, ushtarak i lartė, shef Departamenti nė Akademinė e Mbrotjes, pedagog, hartues fjalorėsh,
pėrfaqėsues shqiptar nė NATO.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollimin tetėvjeēar dhe tė mesėm ushtarak i kreu nė Tiranė. Mbaron Shkollėn e Bashkuar tė oficerėve
nė vitin 1967, merr diplomėn pėr histori – gjeografi nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti Histori- Filologji, nė vitin
1978. Kryen Akademinė e Mbrotjes nė Tiranė nė vitin 1984.
Nė vitin 1996 mbron titullin “Doktor i Shkencave Historike” me temė pėr artin ushtarak tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare tė viteve 1910-1912.
Ka punuar si kuadėr ushtarak qė nga viti 1967 e deri mė 2003, duke i ngjitur me shpejtėsi shkallėt e karierės, qė nga
komandant kompanie e deri nė detyra tė larta nė brigadat e kėmbsorisė e tė forcave
ushtarake detare.
Nė Akademinė e Mbrojtjes ka punuar pėr gati 15 vjet, gjer nė vitin 1998, si pedagog,
pėrgjegjės i redaksisė tė fjalorit enciklopedik ushtarak, shef i departamentit tė politkės sė sigurimit, shef i departamentit
tė terminologjisė dhe enciklopedisė ushtarake etj.
Nga viti 1998 deri nė vitin 2003 ka punuar nė Misionin e Shqipėrisė pranė NATO-s nė Bruksel, si zėvendėspėrfaqėsues
ushtarak i Shqipėrisė.
Ka kryer njė sėrė kualifikimesh jashtė shtetit, si nė Kolegjin e Mbrotjes sė NATO-s nė Romė, Qendrėn Amerikane “Xhorxh
Marshall” nė Gjermani, nė shkollėn e NATO-s tė Forcave Aleate nė Evropė etj.
Ka njė veprimtari tė gjerė botuese me bashkėautorė, sidomos nė fushėn e fjalorėve tė termave ushtarakė.
Ėshtė nderuar me urdhėra e medalje.