XHEMAL HALIL MATO ( 3
korrik 1947 ) : Gazetar televizioni, regjisor,
krijues.
Lindi nė Sarandė nga njė familje
fteriote. Shkollėn fillore e kreu nė Gjirokastėr dhe shtatėvjeēaren e gjimnazin nė Sarandė.
Nė vitin 1969 mbaron UT pėr fizikė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Njė
vit mė vonė punon nė TVSH si gazetar i programeve shkencore dhe mė 1978 si regjisor
i kėtyre programeve. Nė vazhdimėsi punon nė TVSH edhe si regjisor pėr programet ekonomike e mjedisore gjer nė vitin 1994.
Nė vitet 1989-94 punon edhe si pedagog i jashtėm nė Akademinė e Arteve.
Nė vitin 1999 largohet me dėshirėn e tij nga TVSH dhe i pėrkushtohet shoqatės
“Masmedia dhe Mjedisi” pėr problemet mjedisore nė Shqipėri, ku vazhdon tė jetė kryetar i saj dhe botues i gazetės
mjedisore “Ekolėvizja”.
Ka njė prodhimtari tė gjerė krijuese, me vlera e ēmime kombėtare e ndėrkombėtare.
Ka drejtuar nė TVSH emisionet: Shkenca dhe filozofia, Gjithėsia rreth nesh, Formimi
i njerėzimit, Truri, Shkenca dhe enigmat, etj.
Ka realizuar filmin e parė nėnujor dhe ėshtė autor i 17 dokumentarėve nėnujorė,
duke qenė edhe vetė zhytės i talentuar. Ka fituar katėr here ēmim kombėtar pėr dokumentarėt shkencorė. Nė konkursin e SOROS-it
nė vitin 1995 fiton ēmimi “Gazetari mė i mirė i vitit”.
Nė krijimtarinė e tij me dokumentarė ka fituar dhe shumė ēmime nė festivale ndėrkombėtare, si nė vitet 1995, 1996,
1999 e 2002 , si me dokumentarėt Treni i vdekjes, Laguna e Lezhės, Nė botėn blu lufta vazhdon etj.
Ėshtė autor i 74 dokumentarėve pėr natyrėn, problemet mjedisore, turizmin
dhe traditat kulturore nė Shqipėri.
Qė prej vitit 1991 ėshtė instruktor ndėrkombėtar i zhytjeve nėn ujė i specializuar edhe jashtė shtetit dhe me linēensė
pėr studimet nėnujore. Ka shkruar dy libra shkencorė: ‘Gjithėsia rreth nesh’ dhe
‘Shkenca dhe enigmat”.
¶¶¶