
|
Vullnet Mato, shkrimtar |
VULLNET REMZI MATO
Poet dhe prozator. I biri i Remzi Matos mësues nga Fterra, lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin
e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga
vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj dhe më pas në qytetin
e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik
të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti.
U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike
në mjaft organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare
të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa
cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq
nga redaksia e Revistës “YLLI” ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme
politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi
mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme
të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës
së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, redaktor i shtëpisë botuese “Milosao” Romani i tij “Lakmia”
U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës.

|