GURO RRAPO ZENELI ( 4 gusht 1939 ) : Gazetar, shkrimtar, veprimtar shoqėror, me
kontribut tė shquar pėr Fterrėn.
Lindi nė Fterrė, ku kreu arsimin fillor. Shtatėvjeēaren
e mbaroi nė Kuē. Shkollėn e mesme pedagogjike e pėrfundoi nė Tiranė. Nė vitet 1960-1964 pėrfundon studimet nė UT nė degėt
Gjuhė e Letėrsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji. Ka dhėnė provimet pasuniversitare pėr filozofi dhe ka kryer kursin e lartė
tė filozofisė nė Tiranė.
Pėr shumė vite ka punuar si mėsues dhe si pedagog i jashtėm nė shkollat e larta., si drejtues rinie nė rrethin e Vlorės,
ka qene drejtor i shtėpisė sė kulturės nė Sarandė dhe nė vitet 1982-1988 ka punuar nė administratėn e lartė tė shtetit, pranė
Presidentit tė Shqipėrisė . Aktualisht punon pranė grupit parlamentar tė PSSH-sė.
Pėr rreth 18 vjet ka punuar e drejtuar nė shtypin lokal dhe atė qendror. Veē kėsaj, ėshtė shquar si bashkėpunėtor nė
shtypin e pėrditshem e periodik dhe nė radjo e television. Ėshtė autor i disa skenarėve pėr dokumentarė televizivė.
Ka dhėnė njė kontribut tė shquar pėr Fterrėn dhe ėshtė bashkėbotues i gazetės “Fterra jonė”.
Dallohet dhe si krijues e botues. Nė vitin 1978 nxori nė dritė librin humoristik “Pa mua rrethi ngec nė vend”.
Nė vitin 2004 botoi librin “Ne tė lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…”, kushtuar Fterrės,
po dhe mė gjerė, ku janė pėrmbledhur memorje, skica, meditime, mėnēuri, portrete, intervista, reportazhe e kumtime kushtuar
fshatit tė lindjes e bijeve tė tij. Kėto pėrshkohen nga ideja themelore e tij se “Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri
je borxhli; sado qė tė bėsh pėr vendlindjen, prapė ke bėrė pak”.
¶¶¶