F T E R I O T Ë T - NJERËZ TË DIJES

Bardhyl Xhama - shkrimtar

Home
Njerëz të dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parë
Lame Xhama - Mësues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mësues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaçe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

bardhyl25.jpg
Bardhyl Xhama, Mesues i Merituar, shkrimtar

BARDHYL LAME XHAMA : (13 qershor 1933) : Mësues i Merituar, shkrimtar, punonjës shkencor, gazetar.

Ka lindur në Fterrë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën 7-vjeçare  dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi në Gjirokastër në vitin 1953 me rezultate të shkëlqyera. Po këtë vit emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli”. Që nga viti 1954 deri në 1959 punon në arsim në Delvinë, si mësues . zëvendësdrejtor e drejtor shkolle tetëvjeçare e gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet me korrespondencë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri në vitin 1969 është drejtor në gjimnazin “Hoxha Tahsin” të Sarandës.

Në vitin 1969 transferohet në Tiranë si redaktor e më pas Sekretar Kolegjiumi i gazetes “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si Shef Sektori për Gjuhën dhe Letërsinë  në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1989 del në pension.

          Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me  qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj.

               Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombetare të letërsisë për fëmije e të rinj.

Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime ne organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj.

Ka dhënë ndihmesë të vaçantë  në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë.

Mban shumë urdhëra e medalje dhe titullin “Mësues i Merituar”

 

 

Enter supporting content here

Fteriotët janë njerëz të mirë