Make your own free website on Tripod.com

F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

kofinaxhevdet.jpg
Xhevdet Kofina - Mesues i Popullit

XHEVDET HAMIT KOFINA  ( 1902   -   1965) .

Mėsues i Popullit.

Ka lindur nė Fterrė. Mbasi kreu disa vjet shkollimi, shkon nė Normalen e Elbasanit. Shquhet pėr zell e zgjuarsi tė veēantė, prandaj drejtori Aleksandėr Xhuvani nė vitin 1926 i propozon Ministrisė sė Arsimit qė “bursisti nga Kurveleshi Xhevdet Kofina, qė ka tregue zotėsi tė madhe pėr t’u bamė mėsues filloreje e me kohė do tė bahet nga ma tė mirėt, tė dėrgohet nė Austri, nė Akademinė Pedagogjike”. Bursa nuk iu dha. Kjo e nxiti Xhevdetin qė nė Normale tė mėsonte mė shumė dhe u bė jo vetėm mėsues filloreje, por edhe ‘profesor”, siē i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė kur jepte mėsim nė shkollat e mesme tė qytetit.

Punoi nė rrethe e shkolla tė ndryshme tė vendit, nė Pėrmet, nė Ersekė, nė Sarandė, nė Gjirokastėr e mė sė fundi, pas Ēlirimit, pėr njėzetė vjet me radhė nė qytetin e Vlorės, gjer sa ndėrroi jetė me shkumės nė dorė.

Shquhej pėr horizont tė gjerė shkencor e pedagogjik, ishte i rreptė, i drejtė e kėrkues. Nxėnėsit e donin dhe e respektonin, prindėrit e quanin edhe si mėsues tė tyre. Nė Vlorė gėzonte respekt tė veēantė dhe kėshillat e tij tashmė janė bėrė proverbiale.

Patriotizmi ka qenė njė nga tiparet e tij themelore. Nė Ersekė u vu nė ballė tė demonstruesve mė 1939 kundėr pushtimit nga Italia fashiste. Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare mbajti qėndrim korrekt e antifashist. Edhe pse me pikėpamje nacionaliste, nuk pranoi kompromis  me  ballistėt, qė donin ta bashkonin  me forcat e tyre.

U aktivizua gjerėsisht nė veprimtaritė arsimore qė u bėnė gjatė Luftės. Ishte anėtar i Komisionit Arsimor pėr Bregdetin, Kurveleshin e Poshtėm e Rrėzomėn, ku bėnin pjesė dhe Lame Xhama e Mustafa Luēi. U zgjodh delegat pėr nė Konferencėn e Dytė Arsimore pėr Qarkun e Gjirokastrės, qė u mblodh nė Lipė tė Pėrmetit  nė gusht 1944, ku u ngarkua me detyra tė rėndėsishme pėr ēeljen e shkollave nė Kurvelesh.

               Mbas titullit ‘Mėsues i Merituar”, mė 1993 nderohet edhe me titullin “Mėsues i Popullit” pėr kontribut tė shquar nė fushėn e mėsimdhėnies dhe nė edukimin e rinisė me frymė demokratike.

 

.

 

RESPEKT PĖR PROFESOR XHEVDETIN

            Kėshtu i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė Xhevdet Kofinės: “Profesor Xhevdeti”. Pėr vite e vite me radhė jepte lėndėn e matematikės. I pėrgatitur, i rreptė, kėrkues, ai kishte fituar respektin e brezave tė tėrė tė nxėnėsve. Ishte njė intelektual i formuar. Fteriotėt i mbajnė mend prirjet e tij nacionaliste qysh nga Lufta Nacionalēlirimtare , po kompromis me armikun ai nuk bėri kurrė. Pėrkundrazi, pėrkrahu luftėn, u aktivizua pėr hapjen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Jugut dhe me vendosjen e pushtetit tė ri ushtroi profesionin e mėsuesit qė e donte aq shumė.

            Duke punuar sė bashku me tė si mėsues nė Vlorė, sibashkėfshatar e komshi, mė kujtohen disa thėnie tė tij qė kanė mbetur si proverbiale. Njė vit, kur maturantėt gjimnazistė ndodheshin para provimeve, i kėrkuan t’iu a shpjegonte menjėherė tė gjitha pyetjet dhe ai u pėrgjigj: “ Ju doni tė hani njė ka brenda orės e pastaj tė shkoni te doktori e t’i thoni: na bėj njė gjilpėrė qė tė tretet kau.” Qindrat e kuadrove qė ka nxjerrė nga duart e tij ruajnė pėr tė respekt tė thellė dhe kur ndokush takohej me tė e pyeste: A mė mban mėnd, profesor? Ai e pėrqafonte me pėrzemėrsi, vinte buzėn nė gaz e pėrgjigjej me humor: “E ku t’i njohė pula gjithė vezėt esaj?”. Nė mbrėmjen e dhėnies sė diplomave, mbajmend se u tha nxėnėsve: “ Ju uroj, jetė e lumturi dhe dėshiroj t’u shikoj shkencėtarė me mjekėr tė thinjur”. Me sa duket, uronte dhe veten tė rronte gjatė e tė lunturohej me nxėnėsit etij. Por, nė punė e sipėr, nė krye tė detyrės, i lodhur nga njė veprimtari kėmėngulėse e pasionante, ai vdiq ende pa dalė nė pension, duke mbetur i pėrjetshėm nė mendjen e vlonjatėve e tė bshkėfshatarėve. Pėr punėn e tij tė palodhur ėshtė nderuar me dekorata e titullin “Mėsues i merituar”

                                                                Rakip KORKUTI

Nr. 3 – shtator, 1997

 

NDERROI JETE ME SHKUMES NE DORE

Ishte i etur per dije. Por themelet e dijes merren ne shkolle. Po ku ta gjente e kush ta ēonte ne shkolle  Xhevdetin nga Fterra? E ndihmuan per ta pervetesuar ate, Jani Minga dhe Aleksander  Xhuvani. Keta te dy burra te diturise shqiptare e ndihmuan konkretisht. Ne Shkollen Normale te Elbasanit, ky nxenes i njome u shfaq si model i sjelljes dhe thithes i diturise. Duke pare keto veti Aleksander Xhuvani me 1926 i propozon i propozon Ministrise se Arsimit qe "bursistit nga Kurveleshi, Xhevdet Kofines, qe ka deftyer zotesi te madhe per t'u bame mesues filloreje e me kohe do te behet nga me te miret mesues, do te ishte mire te dergohej ne Austri ne Akademine Pedagogjike"

            Por bursa nuk iu dha. Vullneti i Xhevdetit u shtua. Puna autodidakte e lartesoi duke e bere mesues jo vetem per shkollen fillore, por edhe per shkollen e mesme. Dhe parashikimi i Drejtorit te Normales se "do te behet nga me te miret mesues" u tejkalua.

            Punoi ne shkolla te ndryshme. U be i njohur ne Permet, ne Erseke, ne Sarande, ne Gjirokaster. Kudo la gjurme, veēanerisht  te nxenesit, por edhe te masat e njerezve. Ne Vlore beri emer.

Edukimi i dashurise per Atdheun dhe i dashurise per dijen- ishin boshti i veprimtarise se tij.E kerkuan te rregjistrohej ne partine fashiste, por nuk pranoi, pavaresisht se ishte e detyrueshme per nepunesit e asaj kohe. Perkundrazi ai agjitonte kunder  fashisteve. U vu ne balle te demostruesve ersekas qe ne ditete e para te prillit 1939. Edukimin patriotik e kishte ne shpirt, veēanerisht per brezin e ri. Ne ato vite u muarr me organizimin e shkollave ne zonat e lira dhe te ēliruara. Dhe frutin e kesaj pune ai e pa tek jo pak ish nxenes te tij. Heroi Ali Demi, eshte nje shembull i veēante .

Per veprimtarine e tij si mesues, u zgjodh delegat, sebashku me Lame Xhamen dhe Mustafa Luēin ne Konferencen e Dyte arsimore te qarkut Gjirokaster, qe zhvilloi punimet me 29 gusht 1944 ne Lip te Permetit. Ne kete konference u caktua me detyren e organizimit dhe te funksionimit  te shkollave te Kurveleshit te Siperm. E kreu kete detyre pa u thyer perpara asnje veshtiresie.

Miqesia e tij ishte e gjere. Por te ngushtet i kishte me vlera. Mik i ngushte i tij ishte Islam Radovicka, per nje kohe , Komandant i Zones Pare Operative Vlore-Gjirokaster. Ne operacionin fashist ne pranvere 1943, familja e Islam Radovickes u strehua ne shtepine e Xhevdetit ne Fterre dhe ne Korita te Fterres sone.   

Pas Ēlirimit te Atdheut u emrua mesues ne qytetin e Vlores. Ne Vlore punoi ne shkollat e mesme deri  sa nderroi jete me shkumes ne dore. Shkelqeu kur dha letersi ne gjimnazin "Ali Demi", veēanerisht kur trajtonte figuren e Faik Konices. Ky rast u be shkak per ta ulur ne shkollen 7-vjeēare. Por shpejt per pergatitjen e tij te gjithaneshme, per nivelin e larte profesional  e ēuan ne shkollen Tregetare dhe  ne  gjimnazin "Ali Demi". Kur ne Vlore u hap shkolla e mesme pedagogjike "Jani Minga" Xhevdetin e vune ne krye te listes per te dhene Matematiken Racionale. Tashme Vlora i therrisnin "Profesor". Fuqite mendore dhe fizike, zemren e tij i vuri ne sherbim te nxenesve, madje dhe te atyre qe vazhdonin pedagogjiken me korespondence.

Nxenesit e donin dhe e  dashuronin me gjithe shpirt, se keshtu i dashuronte dhe ai ata. Po te ngelej nxenesi ne ndonje lende apo ne klase, profesor Kofina, siē e thirri Vlora, bente njeren. Fajin nuk e ka nxenesi, kembengulte ai, por mesuesi. Sipas tij lenia e nxenesit ne klase eshte paaftesi e mesuesit, eshte pasoje e stilit dhe metodes se mesuesit ne procesin mesimor-edukativ. Jeten e tij e shkriu per nxenesit.

Ishte 30 qershor 1965. Bente konsultime me nxenesit maturante te shkolles pedagogjike ne lenden e Matematikes Racionale. Ishte dhe vape, por profesori vazhdonte konsultimet. Ne syte e tij u ndje lodhje. Lodhja po e kapiste. Nxenesit i thane ta nderpriste, se tashme kaloi dreka. Por profesori nuk donte ta leshonte shkumesin nga dora…U be heshtje. Dhe nxesnesit degjuan fjalet e profesor Kofines: -E nderpresim…, per mbasdite…ė !, Ne oren 17.00,…Dhe u nis per ne shtepi, qe e kishte fare prane shkolles. Ndjeu dhembje ne tru. Sa vajti ne shtepi, hemoragjia cerebrale beri gjemen.

Profesor Kofinen e qau dhe e percolli  per ne banesen e perjeteshme nje Vlore e tere.

                                                           Zeko  Braho

Nr. 25 – dhjetor, 2001

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė