F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Fiqret Fterra - publicist

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

fterrafiqret.jpg
Fiqrte Fterra

FIQRET IBRAHIM FTERRA (SHEHU) (1916 – 1997) : Krijues, regjisor, gazetar e pėrkthyes.

Lindi nė Fterrė. Studioi e punoi tėrė jetėn me pėrkushtim. Nxėnės i gjimnazit “Zosimea”, studioi mė pas nė shkollėn amerikane bujqėsore, Kavajė. Shkoi, pastaj,pėr studime tregtare nė Angli. Vazhdoi studimet nė Universitetin e Bolonjės nė Itali pėr apikulturė. Mė 1939-42 kreu studimet pėr artin dramatik nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. U kthye nė Tiranė e punoi nė redaksinė e kulturės tė Radio-Tiranės. I pasionuar pas teatrit, si regjisor, ngriti njė trupė teatrale dhe vuri nė skenė “Koprraci” tė Molierit, me aktorin Mihal Popi, si dhe dramėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit. Mė 1944 shkoi nė Itali, ndėrsa 1947 nė ShBA, ku pėr vite me radhė ka qenė pėrkthyes i rėndėsishėm nė median amerikane   nga shqipja nė anglisht.

 Vdiq nė Nju Xhersi nė SHBA.

 

 

New Page 1

Me rastin e vdekjes sė tij nė mėrgim

 

   FIQRET FTERRA - bir i fshatit tonė.

 

       Kur iku nga Fterra mė 1916 Ibrahim Shehu, deshi tė mos e harronin qė ishte bir i atij fshati. Prandaj mori mbiemrin Fterra. Ai ishte burrė me kulturė. Kishte studiuar nė Zosimea tė Janinės. Pastaj mė 1920 u vendos nė Durrės. Edhe fėmijėt e tij ruajtėn mbiemrin qė mori i ati. Pėr vajzėn e tij Liri Fterra (Lubonja) tė gjithė ata qė e njohin kanė njė respekt tė veēantė, si grua intele- ktuale dhe fisnike.

       Por kėtė radhė dua tė flas pėr tė birin, Fiqretin. Kam patur kėnaqėsi tė madhe kur kam lexuar artikujt e tij pėr teatrin botuar nė fillim tė viteve ‘40. Shkruante me pasion, zjarr rinor, por edhe me argumenta bindėse e profesionale. Ai ishte nga njerzit mė tė pėrgatitur e mė tė kulturuar tė teatrit.

       Fiqreti lindi mė 1916. Qė i vogėl mbeti jetim. Por ishte njeri mevullnet dhe pasion,

       Kjo duket nga pėrpjekjet qė bėri pėr t’u shkolluar. Qė nė rini ai u njoh si  njė djalė i talentuar i skenės. Bashkė me disa shokė tė tjerė, ai krijoi njė grup teatral gjatė viteve ‘30. Ky grup dha shfaqie nė lokale tė ndryshme nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Vlorė, Berat, madje edhe nė kinema Nacional (Tiranė) pas filmave.Kjo kishte nisur tė bėhej praktikė nė ato vite.

       Suksesi nė kėto shfaqie, ngrohtėsia qė e priti publiku, e nxiti tė shkonte mė 1938 tė studionte nė Rumani nė Teatrin e Bukureshtit. Pastaj shkoi nė Itali nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Romės, tė cilėn e mbaroi mė 1942. Shqipėrisė i vinte njė artist i ri i talentuar, por . Shqipėria e asaj kohe

s’kishte vend pėr talente tė tillė. Ai shkruan me zjarr artikuj dhe kėrkon tė ngrihet teatri kombėtar, por asgjė s’mundi tė bėhej.

       Punoi pėr ca kohė nė Radio Tirana - nė redaksinė e kulturės, ndihmoi grupe amato- rėsh pėr tė vėnė nė skenė “Kopra- cin” e Molierit, punoi me gji-mnazistėt pėr “Vilhelm  Telin” e Shilerit, qė nuk u shfaq se u ndalua.

       Pastaj u largua nė Itali dhe mė vonė nė Amerikė. Atje s’pati mundėsi tė ushtronte profesionin dhe pasionin e tij. Ē’farė vullneti e sakrifica i janė dashur tė riut jetim tė pėrshkonte kėto rrugė tė vėshtira!

       Malli pėr fshatin, kujton Liria,  nuk iu nda tėrė jetėn. Erdhi nė

Shqipėri mė 1994 dhe 1995, por gjendja shėndetėsore s’e lejuan tė shkonte nė fshat. Ai pėr tė ruante kujtime tė shumta. Atje kishte shkuar i vogėl disa herė, tek njerėzit e nėnės, nė Dhulaj.

       Njerzit e afėrm na thonė se dallohej pėr kulturė e interesa tė gjera, vullnet dhe humorin e tij tė hollė. Mallin pėr fshatin e tij nuk e shaujti dot kurrė.Kur ishte i ri nuk e lejoi politika. Kur u hap Shqipėria e mundi mosha. Vitet e rėnduan. Dhe ja,para disa ditėsh me keqardhje mėsova se Fiqreti nė moshėn 82 vjeēare ndrroi jetė nė dhe tė huaj me merak pėr Fterrėn.

  Nderime pėr Fiqretin tonė!

                                                                                                                         Jakup MATO

“Fterra jonė” nr. 5 faqe 7

AKT UNIKAL I NJĖ PATRIOTI SHQIPTAR

 

Fiqret Fterra (Shehu), emigruar nė SHBA, para se tė vdiste la amanet qė hiri i trupit tė tij tė hidhej nė det afėr Fterrės. Me kėtė akt unikal, ai tregoi edhe njė herė se ishte dhe mbetet patriot i vėrtetė.

Familjarėt dhe fteriotėt i bėnė nderimet e duhura.

Nė kėtė ceremoni emocionale, nė emėr tė bashkėfshatarėve tanė, foli Guro ZENELI:

Vėllezėr e motra fteriotė, miq e dashamirės,

pjesėmarrės nė kėtė ceremoni emocionale !

            Pėr ēdo njeri qė ndėrron jetė e meriton tė thuhet rezymeja e jetės, por aq mė tėpėr pėr Fiqret Fterrėn, si njeri i mirė e si patriot i veēantė, si artist e si intelektual, si njohės i mirė i shqipes, italishtes e gjermanishtes dhe, njėherazi, si pėrkthyes cilėsor nė gjuhėn amerikane.

            Megjithėse nga fshati u largua qė nė moshėn fėminore sė bashku me prindėt e tij, Ibrahim Shehun e Ilmo Dhulen, pėrsėri mbajti lidhje me Fterrėn, dhe, kur u bė djalė i rritur, vinte tek halla e tij Aishe Shehja dhe gjyshja e tij nė Dhulaj. Pasi mbaroi shkollėn e mesme bujqėsore amerikane nė Kavajė, ku pėrvetėsoi mirė anglishten dhe njohu Shekspirin, i lindi dėshira tė merrej me artin dramatik. Nė kondita tė vėshtira ekonomike nisi veprimtarinė artistike, nė fillim diletante e mė vonė profesionale, mbasi mbaroi dhe studimet nė Romė nė Akademinė e Arteve pėr aktor e pėr regji. Ishin vitet kur Shqipėria ishte pėrfshirė nė luftėn pėr liri. U fut ca kohė si redaktor e si spiker nė radjo - Tirana. U kualifikua pėr regji nė Austri, ku artisti i njohur Hans Mozer i shpėtoi disa studentė shqiptarė nga dėrgimi nė frontin rus. Pėr artin Fiqreti punoi dhe me penėn e tij tė kulturuar. “ Atje ku ka teatėr, ka qytetėrim “ - shkruante Fiqreti. Mungesėn e teatrit e quante mėkat. Nė fillim tė vitit 1944 u detyrua tė largohej nga Shqipėria. Pėrmes vėshtirėsish arriti nė Kanada e mė vonė nė SHBA, nė New Jork e New Jersey, ku jetoi derisa ndėrroi jetė para dy vjetėsh, nė tetor 1997.

            Fiqreti, si me jetėn e tij ashtu dhe me mbiemrin - Fterra, tė cilin e mbajti gjithė jetėn duke ua lėnė edhe fėmijve, me amanetin qė la “Hirin e trupit ma hidhni nė “Detin Jon”, aty, sa mė afėr Fterrės”, vėrtetoi tėrėsisht dashurinė e madhe qė ka patur pėr Fterrėn tonė, me njerėz tė mirė, me ujė tė pastėr, me pemė tė gjithėllojshme me natyrė ekzotike. Ndėrsa, me veprimtarinė si intelektual, tregoi nivelin e tij letrar e kulturor dhe demonstroi ndjenja tė larta progresive qė nė moshėn e rinisė, nė vitet ‘30-’40 e deri sa ndėrroi jetė.

Momenti i sotėm, kur ne po plotėsojmė amanetin e Fiqretit tonė, ėshtė nė tė njėjtėn kohė jo vetėm vlerė e lartė e tij, por dhe nderim e respekt qė i bėn Fiqreti  Fterrės sonė, qė na bėn tė gjithve nė, ėshtė njė ēast historik pėr tė gjithė fteriotėt, ėshtė njė shembėll i lartė i atdhetarisė sė thellė shqiptare, qė e bėjnė njerėzit e mėdhenj, siē ėshtė dhe Fiqreti.

            Gjej rastin tė falėnderoj nė emėr tė tė pranishmėve e tė gjithė fteriotėve, bashkėshorten e denjė, atė qė, siē thoshte Fiqreti, “e kam bėrė fteriote”, Znj. KOSTANCA, amerikanen e nderuar, qė na bėri kėtė nder tė veēantė pėr tė marrė pjėsė  nė plotėsimin e amanetit tė Fiqretit tė shtrenjtė, duke ia rritur vlerėn Fterrės e duke pasuruar historinė e saj me kėtė ngjarje, qė ėshtė e para nė llojin e vet. Dėshiroj tė falėnderoj, gjithashtu, Dritėn e Dylonin,vajzė e djalė tė ēiftit model - Fiqret- Kostanca dhe motrėn Liri me dy djemtė:Fatos e Agim Lubonja.

            Thenk Jou very much Mrs Kostanca and thenk Jou very much miss Drita e mister Dylon !

            Pėrpara se tė hedhim hirin e trupit tė Fiqret Fterrės nė ujrat e kaltra tė Detit Jon, ashtu siē deshi vetė Fiqreti, ftoj gjithė pjesėmarrėsit qė ta nderojmė Fiqretin tonė me njė minutė heshtje…

            I pėrjetshėm kujtimi dhe shėmbulli i lartė i jetės sė ti.

            Ju faleminderit

                                                                          Guro ZENELI

Marre nga gazeta "Fterra jone" Nr.- 16 tetor, 1999

 

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė