F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Lame Xhama - Mėsues i Popullit

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

xhamalame.jpg
Lame Xhama - Mesues i Popullit

LAME RUSHIT XHAMA  ( 1905 – 1992 )

Mėsues i Popullit, patriot e luftėtar pėr liri e pėrparim.

Ka lindur nė Fterrė. Pati fatin tė qe nxėnės nė ēeljen e shkollės sė pare shqipe nė fshat, nė tetor 1916. Si kreu arsimin fillor, ende nė moshė tė njomė, shkon tė punojė nė Vlorė si hyzmeqar.

Mė vonė, i ndihmuar nga Halim Xhelua, dėrgohet nė shkollėn Normale tė Elbasanit, pa e pasur arsimin e duhur. Kėtu futet nė klasat plotėsuese dhe duke qenė i suksesshėm, pranohet pėrfundimisht nė Normale, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1928.

Me mbarimin e Normales, emėrohet mėsues nė Pėrmet dhe pas dy vjetėsh, mėsues nė Sarandė, ku punoi tėrė jetėn, me pak ndėrprerje.

Ka punuar sė mėsues, drejtues shkolle, inspektor arsimi dhe drejtor  i shtėpisė sė fėmijės e konviktit nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol.

Ėshtė shquar si mėsues e drejtues i aftė, me dije  e aftėsi shkencore e pedagogjike. Ka gėzuar respekt tė veēantė nga gjithė populli i Sarandės e i Delvinės, ku punoi disa dhjetėvjeēarė.

Nė vitin 1956 mori titullin “Mėsues i Merituar” dhe mė 1980 titullin “Mėsues i Popullit” pėr kontribut tė shquar nė mėsimin dhe edukimin e brezit tė ri.

Lame Xhama ėshtė shquar dhe pėr veprimtari luftarake e patriotike. Ende i ri nė moshė, aktivizohet gjerėsisht nė Luftėn e Vlorės mė 1920, zihet rob e internohet nė Sazan. Nė Normalen e Elbasanit bėhet anėtar i Shoqėrisė Bashkimi dhe merr pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Qershorit 1924 nė pėrkrahje tė Fan Nolit.

E pret me urrejtje pushtimin fashist mė 1939, merr pjesė nė demonstrata dhe jep ndihmesė tė veēantė dhe tė hapur nė edukimin e nxėnėsve me ndjenja atdhetare e kundėr fashizmit. Pėr kėtė transferohet nga Saranda nė Konispol. Po dhe kėtu shquhet pėr veprimtari patriotike e shoqėrore. Mė 1940, me vendim tė posaēėm  “spastrohet” nga arsimi, si mėsues antifashist.

Nė kėtė kohė kthehet nė Fterrė dhe i kushtohet tėrėsisht pėrkrahjes sė Luftės Nacionalēlirimtare. Merr pjesė nė ēetėn territoriale. Nė vitin 1942 zgjidhet nė kėshillin  nacionalēlirimtar tė fshatit, mė 1943 emėrohet ekonomat i materialeve tė luftės pėr partizanėt, tė kapura ushtrisė italiane pas kapitullimit etj. Ndihmesė tė veēantė dha gjatė Luftės e fill pas saj pėr arsimimin nė zonat e ēliruara. Ėshtė anėtar i komisionit arsimor pėr Bregdetin, Kurveleshin e Poshtėm e Rrėzomėn. Zgjidhet delegat e merr pjesė nė  Konferencėn e Dytė Arsimore nė Lipė tė Pėrmetit nė gusht 1944 etj

Pėr pjesėmarrjen ne luftėn Nacionalēlirimtare ėshtė dekoruar me medaljet e Ēlirimit, tė Kujtimit dhe tė Trimėrisė.

 

 

Skenari i dokumentarit me te njėjtin titull

MĖSUESIA DHE LIRIA –

LEJTMOTIVI I JETĖS SĖ

“MĖSUESIT TĖ POPULLIT”

LAME XHAMA

 

            Lindi nė prag tė shekullit tė 20-tė, tė shekullit qė sapo lamė pas, nė ditėn e Vitit tė Ri, 95 vjet mė parė, mė  1905, nė Fterrė

Nė kushte tė vėshtira ekonomike tė fshatit, Babai i Mėsues Lames, Rushiti, i nisi dy djemt e mėdhenj nė kurbet. Familja mbeti vetėm me djalin e vogėl Lamen. Atėhere nuk ishte shpallur ende Pavarėsia e Shqipėrisė. Rilindasit luftonin pėr hapjen e shkollave shqipe. Edhe nė Fterrė bėheshin pėrpjekje, qė mejtepi nė gjuhė turke, tė kthehej nė gjuhė shqipe, qė u bė e mundur mė 1916, 4 vjet pas ngritjes sė Flamurit

Nė kėtė atmosferė hodhi hapat e para tė jetės dhe Lamja, i cili, me t’u ēelur shkolla nė gjuhėn shqipe, zuri vend nė dhomėn – shtėpi - klasė. 12 vjeēar mbaroi klasėn e parė fillore. Por ngushtėsia ekonomike familjare e detyroi tė ikij ande j- kėndej, deri sa arriti tė pajtohet si ēirak nė kafenenė e thjeshtė tė Osman Beqos nė Vlorė.

  Por Vlora kėrkontė Lirinė e rėmbyer nga pushtuesi, ndaj u ndez Lufta e Vlorės.Lamja 15 vjeēar la dyqanin dhe me pushkėn nė krah u rreshtua me luftėtarėt e lirisė. Por papritur ra rob dhe bashkė me tė tjerė, u internua nė Ishullin e Sazanit.

Pasi fitoi “Guna pėrmbi tela”, Lamja u kthye pėrsėri si ēirak nė kafenenė e Ustait tė tij. Rastėsisht u njoh nė kėtė kafene me patriotėt e mėdhenj Halim Xhelo e Avni Rustemi.. Te ky djalė u bėri pėrshtypje: Dashuria e tij pėr lirinė dhe etja qė kishte pėr tė mėsuar. Dy patriotėt e shquar, jo vetėm e ushqyen vullnetin e tij, por u interesuan derisa e ēuan me bursė mė 1923 nė Normalet e Elbasanit. Mirėpo, porsa vuri nė udhė tė mbarė tė mėsuarit, shpėrtheu Revolucioni i Qershorit 1924. Tani Lames 19-vjeēar i ishte hapur syri edhe pėr idealet demokratike, qe shpresoi se do t’ia jepte ai revolucion. Ndaj u radhit, deri me armė, nė forcat demokratike, tė drejtuara nga shoqėria “Bashkimi”.

Nė fuqi erdhi Noli i ditur. Lamja, i gėzuar nga fitorja, u kthye pėrsėri nė shkollė.

Kur ishte nevoja pėr tė luftuar pėr Lirinė e Atdheut e pėr idealet demokratike, Lamja rreshtohej nė radhė me tė parėt. Kur mbaronte ajo detyrė madhore, atėhere kthehej me dėshirė tė madhe nė bangon e shkollės pėr tė marrė dituri. Pėr lirinė sakrifikonte shkollėn. Pėr shkollėn sakrifikonte ēdo gjė tjetėr. Liria dhe mėsuesia ishin dy vullnetet e tij.

Mėsuesia ishte pasioni i tij, ishte jeta e tij, jo pėr 2 a 5 vjet, por pėr 40 vjet, pėr gjithė jetėn, aqė sa edhe kur doli nė pension, pėrsėri nuk braktisi as shkollėn, as mėsuesit as nxėnėsit, pavarėsisht se ata tashmė nuk ishin nxėnėsit e tij. Pėr Mėsues Lamen, siē e thėrrisnin ishnxėnėsit e tij edhe kur bėheshin burra, dhe pėr Zotin Lame, siē i folėn tėrė jetėn prindėrit e ishnxėnėsit e tij, emri Lame u bė mbiemri i tij, ndėrsa pėr emėr iu vu fjala Mėsues.

Mėsues Lami i thirri Fterra – Kuēi - Kurveleshi – Pėrmeti – Saranda- Delvina – Konispoli – Bregdeti. Tėrė sa e njohėn. Mėsues Lamja - vinin titujt e shkrimeve gazetat e kohės kur shkruanin pėr tė, apo kur e intervistonin.

Karierėn si mėsues e filloi mė 1928, nė Pėrmet, ku u shqua pėr zellin e madh nė punė, qė e shfaqi me rezultate tė larta nė detyrė. 

Pas dy vjet pune nė qytetin e Pėrmetit mundi tė transferohej nė Sarandė mė afėr njerėzve tė tij, nė shkollėn e vetme fillore, nė Onhezmin e lashtė. Kėtu nisi dhe detyrėn e dytė si kujdestar e drejtor nė konviktin “Ēamėria”.

Kėtu punoi pėr gati 10 vjet, deri nė vitin 1939. Fitoi respekt e dashuri nga nxėnės e prindėr, nga qytetarė e fshatarė tė zonės. E respektuan shumė nxėnėsit e tij si Tahir Demi, Adil Ēarēani, Teme Sejko, Hito Ēako, Selim Islami, Qamil Buxheli, etj, etj.

Nė orėn e mėsimit shquhej pėr punėn qė s’lodhej kurrė. Orėn e mėsimit e kishte tė shėnjtė. Gjatė orės sė mėsimit tė Lame Xhamės nuk guxonte askush tė trokiste nė derėn e klasės sė tij. Vetėm kėtu ishte i rreptė si Ai. Qėllimi i orės sė mėsimit tė tij ishte t’u jepte nxėnėsve, sė pari njohuri tė reja e dashuri pėr lirbrin, dhe sė dyti dashuri e dituri pėr Shqipėrinė.

Sė bashku me Sherif Dushėn e Xhevdet Kofinėn qė tė rinj, kishin marrė njė vendim: fėmijve tė tyre t’iu vinin emra shqip. Dhe tė tre e mbajtėn fjalėn. 3 fėmijėt e Lames, 10 tė Sherifit e 3 tė Xhevdetit – tė gjithė gėzojnė vetėm emra shqip, Bardhyl, Argon, Luan, Lule, Fatmir, Drita, etj.

Dashuria pėr Atdheun u bė shkak pėr ta transferuar nė Konispol, nė kufi, sepse Mėsues Lamja ishte shpallur si mėsues antifashist nė opinionin zyrtar, qė ditėn e pushtimit fashist mė 7 prill 1939.

Ziente nga revolta e brendėshme, por pėrsėri vendosi t’i shėrbejė pasjonit tė tij, mėsuesisė. Kėtu, nė Konispol, e nisi punėn me pėrpjekje pėr tė bėrė bashkimin e shkollės femrore me shkollėn mashkullore. U ndesh me fanatizėm. U pėrplas me ndėrhyrjet e parisė, qė e shikonin dhe me dyshim zyrtar. Ky dyshim u kthye nė goditje tė drejtpėrdrejtė. Dekreti i Logotenencės Nr.528 datė 31 tetor 1940 e pushon nga puna me akuzėn se ishte “mėsues antifasisht”.

Ky qėndrim ekstrem e detyroi tė kthehej nė fshatin e tij, Fterrė. Kėtu pėrhapi dhe pėrqafoi luftėn pėr Liri kundėr pushtuesit. Me tu krijuar kėshilli i fshatit, qershor 1942, kreu detyrėn e sekretarit tė pushtetit nė Fterrė dhe tė ekonomatit pėr luftėn nė Fterrė e nė Sarandė.

Mendjen dhe makinėn e shkrimit i vuri nė dispozicion tė Luftės pėr liri 

Ėshtė interesante pjesėmarrja e tij si aktor nė “Lulja e Kujtimit” e “Besa”.

Mėsues Lamja, nė kujtimet e shkurtėra e nė disa vjersha tė tij, nuk i ndau asnjėherė dy vullnetet e tij: Lirinė dhe Mėsuesinė nga njėra-tjetra. Ndaj pėrherė u vu nė dispozicion tė luftės pėr liri e ideale demokratike dhe tė punės, pėr arsim e dituri. Shpirti liridashės dhe mendja arsim-dashėse, ishin nė zemrėn e nė ndėrgjegjen e tij, qė u thirr, gati njė shekull, Mėsues Lame! Lirinė e ndjejnė dhe e ēmojnė mė mirė njerėzit e ditur, se dhe liria nė fund tė fundit i ka rrėnjėt te Dituria.

Liria kishte nevojė pėr mėsuesinė, ashtu siē kishte nevojė mėsuesia pėr lirinė. Ndaj mėsues Lamja, qė ditėn e ēlirimit tė Sarandės, mė 9 tetor 1944, e mori me vullnet tė veēantė detyrėn e mėsuesit dhe njėherazi dhe tė drejtorit tė shkollės nė Sarandė.

Arsimi kishte nevojė pėr organizim e drejtim. Mėsues Lamja mori dhe detyrėn e pėrgjegjėsit tė arsimit tė Sarandės. Organizoi 5 klasa me 130 nxėnės, ku pėr disa kohė punoi fill i vetėm. Ėshtė e madhe puna qė bėri pėr disa vjet nė shtėpinė e fėmijės Sarandė. humanizmi i tij ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme tek jetimėt, tek fatkeqėt, tek fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Dhe ketu nė Sarandė punoi pėr 35 vjet si mėsues, qė i ngjiti tė gjitha shkallėt e profesionit.

 La emėr tė mirė nė jėtė e pas jetės.  E donte dhe e respektonte shumė familjen e tij, Luten, bashkėshorten e jetės, nipėrit e mbesat, e stėrmbesat e tij. I dhėmshur ish pėr tė gjithė. 

 Pėrherė i urtė e kėmėngulės pėr tė mėsuar fėmijėt, nxėnėsit, e pse jo dhe tė rriturit. Pėrherė me dlirėsi shpirtėrore, pėrherė njeri i ēiltėr. I donte nxėnėsit, ndaj dhe ata e donin, i respektonte nxėnėsit, ndaj dhe ata e respektonin, i nderonte tė gjithė, ndaj tė gjithė e nderonin. Ndaj u nderua me titullin “mėsues i Merituar” mė 1965 dhe me vonė, mė 1980, mori titullin mė tė lartė “Mėsues i Popullit”

Shpirtin e tij ia kushtoi mėsuesisė. Pėr 40 vjet hyri e doli nė klasė me 30-40 nxėnės pėr mė shumė se 50 mijė orė mėsimi. Me zilen e shkollės hynte nė klasė e me zilen e shkollės mbaronte orėn e mėsimit.

Ora e mėsimit ishte pasioni I tij. Ora e mėsimit ishte shkolla pėr tė. Ndaj dhe kur u bė drejtor nė Sarandė e Delvinė, nė Kuē e gjetkė, dhe kur u bė inspektor arsimi nė Qarkun e Gjirokastrės, kudo e kurdo nuk u nda nga ora e mėsimit.

Mbahet mend nė kujtesėn e ish-nxėnėsve se jipte bukur gjuhėn shqipe, se recitonte bukur para auditoirit tė nxėnėsve, se fliste me pathos pėr historinė e gjeografinė e Atdheut dhe figurat e shquara tė Kombit Shqiptar.

Jeta e tij nga viti 1928 e deri sa doli nė pension ishte ora e mėsimit.

 Idhull tė mėsuesisė shqiptare kishte Aleksandėr Xhuvanin, qė e adhuroi qė kur ishte nxėnės i tij nė Normalen e Elbasanit.

Ora e mėsimit ia hapi sytė vetė Mėsues Lames, por edhe mėsues Lamja u hapi sytė pėr 40 vjet brezave tė tėrė nxėnėsish, po nėpėrmjet orės sė mėsimit. U arsimua pėr vete e arsimoi dhe tė tjerėt, u kultura pėr vete e kulturoi dhe tė tjerėt Mėsuesinė e trashėgoi te djali, mbesa e stėrmbesa, nė katėr breza me radhė.

Mesazhi i jetės sė Lame Xhamės, i kėtij “Mėsuesi tė Popullit” ėshtė se Liria dhe Dituria janė dy gjėrat mė tė ēmuara pėr jetėn e njeriut. Ndėrsa pėr mėsuesit kėshillonte qė nė orėn e mėsimit, t’u jepnin nxėnėsve “nektarin”  e diturisė.

Syri i hapur i Mėsues Lames, qė gati u bė vėrsnik me shekullin e 20-tė, nuk u rrudh asnjėherė derisa mbylli sytė nė vitin 1992, duke lėnė emrin e veprėn e “Mėsusit tė Popullit” nė Arsimin Shqiptar, duke lėnė nė kujtesėn e brezave emrin e nderuar : Mėsues Lamja.

Ja, pra, ka diēka qė mbetet nė kėtė Botė – Kjo ėshtė vepra, ėshtė shembulli, ėshtė emri qė lé  njeriu pasi merr rrugėn pėr nė parajsė.

Dhe ai nuk la pak

                                                                                Guro ZENELI

LAME XHAMA - MĖSUES I POPULLIT

VLERĖ  PĖR  MĖSUESINĖ  SHQIPTARE

            Atė ditė dhjetori, pėsė vjet mė parė, mė pikoi nė zemėr lajmi i hidhur nga zėri i dridhur i Bardhylit: Babai,... na la!

Xha Lamia ndėrroi jetė. Por ai na la fizikisht, se shpirtėrisht e kemi. E kemi dhe sot pas pesė vjetėsh e do ta kemi nė breza. Madje shembėllin dhe veprėn e tij, punėn e nderuar si Mėsues do ta ketė jo vetėm Fterra, por edhe Saranda e Shqipėria. Sa nder i ka bėrė ky mėsues Fterrės ! Nderin e saj e ka shtrirė jo vetėm nė tė sotmen, por edhe nė tė ardhmen, jo vetėm nė fshatin tonė, por edhe nė tėrė vendin. Do tė shkojnė vite e shekuj dhe  “Mėsuesi i Popullit “ Lame Xhama do tė kujtohet si figurė e mėsuesisė pėr Shqipėrinė. Ja e tillė ėshtė jeta : tė mirėt, tė diturit, trimat, mėsuesit madhorė, lėnė kudo emėr tė mirė. Emėr tė mirė na ka lėnė xha Lamia ynė ne fteriotėve. Faleminderit Xha Lames ! Fterra e bijtė e saj i janė mirėnjohės!

            Emrin e Xha Lames si “Mėsues i Popullit” e njeh tėrė mėsuesia sjqiptare. E bėri tė njohur puna e tij. Nė profesionin e bukur tė mėsuesisė, Xha Lamia e ngriti lart dhe nivelin e dijes, dhe shkallėn e nderit. Nga mėsues i thjeshtė, nga edukator i fėmijve, i atyre qė i bėri tė nxėnė dije e kulturė, u ngjit nė nivelin e lartė tė “Mėsuesit tė Popullit”. Tė tillė ne si Fteriotė kemi vetėm Xha Lamen. Rrethi i Sarandės e Delvinės sė bashku kanė dhe Xhelal Berberin, Fejzo Mehmetin.....

            Edhe nė gjithė Shqipėrinė Mėsues tė Popullit nuk ka shumė, ata numėrohen. “Mėsuesi i Popullit” ėshtė vlerė. Ėshtė vlerė edhe pėr Shqipėrinė.

            Po pėr Fterrėn tonė Xha Lamia ėshtė mė shumė. E jo vetėm si mėsues, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, simbol i urtėsisė, simbol i edukatės nė familje e nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore. Vlerė dhe nder i ka dhėnė Xha Lames edhe gruaja e tij, Nėnė Lutja jonė. Nuk thotė kot populli : burri pasqyrė e gruas. Po Xha Lamia ishte pasqyrė edhe pėr tėrė brezat e nxėnėsve qė mėsoi dhe edukoi pėr 40 vjet.

                                                                            Guro ZENELI

Nr.5 – dhjetir,1997

AI BĖRI SHUMĖ PĖR LIRINĖ DHE ARSIMIN

 

Pėr njė njeri me veprimtari tė gjerė, ėshtė lehtė tė shkruash njė artikull pėr gazetėn, sepse ke ne duar materiale tė bollshme. Por ėshtė edhe vėshtirė se nuk di ē’tė zgjedhėsh. Nga ai material, me tė cilin mund tė shkruash njė libėr tė tėrė. Kjo mė ndodhi edhe mua kur nisa kėtė shkrim pėr Mėsuesin e Popullit  Lame Xhama. Pėr tė flasin shumė: dokumente, ish-shokė e miq, ish-nxėnės. Dhe tė gjithė me tė njėjtin respekt.

Qysh mė 1920, nė moshė fare tė njomė dhe I varfėr deri nė prag urie, ai zbriti nė Vlorė dhe punoi si hyzmeqar nė njė kafene pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Siē dihet, populli u ngrit nė kėmbė kundėr pushtimit Italian. Edhe Lame Xhama mori pjesė nė kėtė luftė, pėrkrah bashkėfshatarėve tė tij dhe pėr kėtė arsye ai u internua nė ishullin e Sazanit, ku provoi vuajtje ēnjerėzore.

Mė vonė, me ndihmėn e Halim Xhelo Tėrbaēit me shokė, (tė cilėt panė te djaloshi Lame Xhama etjen pėr dituri, atdhetarizėm dhe trimėri), ai shkoi si bursist nė Normalen e Elbasanit. Ngaqė as shkollėn fillore nuk e kishte tė plotė, nė fillim pati vėshtirėsi, por me ndihmėn e shokėve dhe, veēanėrisht, tė drejtorit tė Normales Aleksandėr Xhuvani, ai shumė shpejt u radhit me mė tė pėrparuarit. Ja ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Lamia: "Nuk e harroj kurrė drejtorin e Normales, Aleksandėr Xhuvanin. Shokėt i kishin folur pėr gjendjen time dhe ai mė mbante afėr e mė kėshillonte tė mos u ndahesha mėsimeve..."

Ndėrkohė, gjatė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, duke qenė anėtar i Shoqėrisė "Bashkimi", ashtu si edhe shumė normalistė tė tjerė Lame Xhama merr pjesė aktive nė veprimtaritė patriotike tė Shoqėrisė dhe, mėpastaj, mori armėt nė mbrojtje tė Qeverisė sė Nolit.

Nė vitin 1928 mbaroi Normalen dhe u emėrua mėsues nė Pėrmet e pastaj nė Sarandė, ku punoi thuajse tėrė jetėn e tij.

Lame Xhama ėshtė shquar kudo, jo vetėm si mėsues shembullor, i dashur e i thjeshtė, si didakt shumė i aftė, si drejtues korrekt e i zoti, i cili drejtoi pėr vite me radhė shkolla tė ndryshme, si nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol, por spikati edhe si njė atdhetar i zjarrtė, qė interesat e atdheut i kishte nė krye tė pėrparėsive. Me veprimtaritė patriotike e mėsimore, ai e shpėrfilli regjimin e Zogut dhe e priti me dėshpėrim e indinjatė pushtimin fashist italian mė 1939. Kjo qe dhe arsyeja qė, me dekret tė Luogo­tenencės, nr. 528, date 31 tetor 1940, Lame Xhamėn e largojnė nga arsimi, si mėsues antifashist. dhe mbetet pa punė.

Nė vitin 1942 pėrqafon tėrėsisht Luftėn Antifashiste Nacionalēli­rimtare, duke qenė e duke mbetur gjithmonė njė nacionalist i nder­shėm e pėrparimtar. Ai u aktivizua nė kėshillin e fshatit, kreu detyra tė ndryshme nė territoret e ēliruara, si ekonomat i depove partizane, si pjesėmarrės me armė nė dorė nė ēetėn territoriale, etj. Ėshtė pėr t'u theksuar se mori pjesė nė Konferencėn e Dytė Arsimore tė Qarkut, nė Lipė tė Pėrmetit dhe dha njė ndihmesė tė ēmuar pėr ēeljen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Kurveleshit, tė Rrėzomės, tė Bregdetit, etj. Pėr kėtė kontribut tė vyer ėshtė nderuar me medaljet e Trimėrisė, Kujtimit e Ēlirimit. Shkrimtari i shquar Qamil Buxheli, nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn "Fitorja" tė Sarandės, pėr mėsuesin e tij Lame Xhama, midis tė tjerash, shkruan: ".. .Po gėzimin e vėrtetė nė sytė e mėsuesit tė dashur, ne, ish­nxėnėsit e tij, e pamė nė shtator tė vitit 1943, kur nė Sarandė...hynė triumfatorė partizanėt... Mėsuesi patriot i pėrqafoi tė gjithė me radhė dhe mė kot u mundua tė fshihte lotėt. qė donin tė tradhtonin burrėri nė e tij".

Nė vitet e pasēlirimit e deri sa doli nė pension, Lame Xhama, me forca tė shumėfishuara, nuk u nda nga shkolla e nga nxėnėsit, me njė dashuri e respekt tė admirueshėm pėr profesionin e tij tė nderuar.

Pėr kėto merita, pėr kėtė pėrkushtim, qysh nė vitin 1956 mori titullin "Mėsues i merituar", ndėrsa nė vitin 1980 nderohet me titullin mė tė lartė: "Mėsues i popullit".

Tani, nė vitin e 100-vjetorit tė. lindjes, Lame Xhama kujtohet me respekt e dashuri nga ish-nxėnėsit e ish-kolegėt, si dhe nga tė gjithė ata qė e kanė njohur.

Njerėz me vlera tė tilla nuk ha­rrohen kurrė. Ata mbeten nė memorien e kombit.

                                                                 Skėnder Hasko,

                                                                                                                                                                    Shkrimtar

Gazeta “LABĖRIA” Nr. 2 (139)

 

 

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė