F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

vari_2.gif

New Page 1

Karakteristika kryesore e fteriotėve ka qenė dhe ėshtė etja pėr arsim e dituri.

Nė tė gjithė kohėt, fteriotėt kanė sakrifikuar shumė pėr tu arsimuar e pėr ti vėnė dijet e tyre nė shėrbim tė tė gjithėve.

Ata janė shumė, janė disa qindra, por nė kėtė web site do tė mundohemi tė mbledhim pak nga pak materiale pėr figurat mė tė njohura nė kėtė fushė, kryesisht ata qė kanė tituj, grada shkencore, shkrimtarėt, artistėt e njohur, specialistėt e shquar, etj.

Kjo faqe ėshtė duke u krijuar, prandaj pėr shumė prej tyre kemi pak tė dhėna.

Do tu luteshim tė gjithė atyre qė kanė materiale, ose qė duan tė shkruajnė pėr kėto figura, tė na i dėrgojnė shkrimet, fotografitė apo dokumentet qė mund tė kenė pėr ta.

 

Faleminderit pėr mirėkuptimin

lineee38.gif

fterragjeresi.jpg

New Page 1

Fterra ėshtė fshat me tradita tė shquara arsimore.

Fillesat e arsimit nė Fterrė datohen nė shekuj. Shumė fteriotė tė mėrguar nė kurbet nė shekullin e 19-tė, kryesisht nė Perandorinė Turke, u arsimuan nė shkolla tė mesme e tė larta tė kohės. Isa Hizmo arriti deri  nė detyrėn e dekanit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Stambollit, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e tė tjerė, deri te Hivzi Bezhani, kanė kryer shkolla tė ndryshme tė larta e tė mesme jashtė e brenda vendit, sidomos pėr fenė, drejtėsinė e mėsimdhėnien.

Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka filluar  nė vitet e fundit tė shekullit tė 19-tė. E sigurt ėshtė se Abetaren e parė shqipe e solli nė Fterrė Isa Hizmoja nė vitin 1905, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė xhami, u mėsonte bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe.

Megjithatė, pėr shkak tė ngjarjeve tė rėnda tė Luftės sė Parė Botėrore, shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika, qė kishte mbaruar  Medresenė e Janinės e kreu dhe njė kurs tė vaēantė pėr mėsues.

Shkolla nisi tė forcohej kur mė 1922  filloi detyrėn e mėsuesit Neim Zani, qė punoi njė jetė tė tėrė pėr arsimimin e bijve tė fshatit. Mė 1925 u ndėrtua shkollė e re dhe mė 1926 nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr herė tė parė dhe  16 vajza.

Para Ēlirimit 20 fteriotė mbaruan shkollat e mesme tė vendit, midis tyre 19 vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė ishte “universiteti” i mėsuesisė pėr kohėn. Nga kjo shkollė dolėn dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė fshatit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Shkolla vazhdoi me ndėrprerje edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku mėsuesi Hiqmet Dusha, dėshmor i atdheut, krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja tė zjarrta atdhedashurie.

Pas Ēlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilėsore. Qė mė 1945 u ēelėn dhe kurset kundėr analfabetizmit, ku mėsuan shkrim e njehsim shumė gra tė fshatit. Nė maj tė vitit 1956 ēelet kopshti i fėmijėve parashkollorė. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor  pėr merita tė shquara nė arsim me motovacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”. Mbas ndėrtimit tė shkollės sė re me dy kate nė vitin 1968, nė vitin shkollor 1968-69 ēelet nė Fterrė klasa e pestė dhe merr udhė arsimi 8-vjeēar. Hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjecares, duke u rritur nga viti nė vit numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve. Ky numėr ka ardhur duke rėnė vitet e fundit, pėr shkak tė emigracionit.

Fteriotėt kanė qenė dhe janė arsimdashės, kanė rrezatuar arsim e dituri nė tė gjitha krahinat e vendit. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fteriotė dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fteriotėt tė mos kenė dhenė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen  11 Profesore e Doktorė Shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė, shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė e ekonomistė, mjekė , agronomė etj.

Dashuria pėr arsim e dituri pėrbėn njė nga tiparet mė dalluese tė fteriotit.

bar303.gif

 

NJERĖZ TĖ DIJES - BIJ TĖ FTERRĖS SONĖ

 

            Dija ėshtė shprehje e aftėsisė psiqike, ėshtė shprehje e edukatės arsimdashėse tė familjes e tė fshatit tonė, ėshtė shprehje e punės studjuese e intelektuale me vullnet nga vetė fteriotėt, si dhe e kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

            Nė fshatin tonė, tė paktėn nė kėta tė dy shekujt e fundit, janė shquar dhe fteriotėt me zgjuarsi natyrale e mėnēuri popullore; dhe fteriotė tė kultivuar nė procesin e shkollimit e tė studimit; dhe krijues popullorė; dhe krijues letrarė e shkencorė.

Ndėr tė parėt fteriotė me dije qė njohim ėshtė pėrmendur Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet ‘30-’40 tė shekullit tė 19-tė, ka qenė kėshillėtar-sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe tė zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit.

Bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi(jurist). Nuk dimė kush ėshtė i pari, por njė gjė ėshtė e saktė: gati ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet. Kjo del dhe nė kujtesėn e popullit dhe nė foklorin e tij.

Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: - Nga je ti?… - Qėnke nga fshati: 80 shtėpi - 100 hoxhė.Nuk dimė se kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie u transmetuar nga brezi nė brez, madje nga njerėz tė ditur tė krahinės Kurvelesh-Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė fshatrat e Kurveleshit e tė Labėrisė, ndėrmjet zonės Delvinė-Gjirokastėr e deri nė Vlorė.

            Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, ishin nga njerėzit mė tė ditur tė kohės. Ata qenė mėsuesit dhe patriotėt e asaj periudhe. Kanė lėnė emėr 30-40 tė tillė. Mė i pėrmendur mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizėrenit ka qenė hoxhė i Sulltanatit nė kryeqytetin e Perandorisė Turke, madje, sipas gojės sė brezave, ka qenė edhe dekan i fakultetit teologjik-juridik nė Stamboll, kur Hasan Tahsini ishte Rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė. Mė i fundit hoxhė me emėr, qė arriti dhe brezi ynė i moshės 40-50 vjeē e lartė,ėshtė hoxhė Bezhani.

Pas viteve ‘40-‘60-tė tė kėtij shekulli, feja,  si kudo nė Shqipėri,  mori goditjen e madhe.  Por, pavarėsisht nga kjo, ėshtė fakt qė fteriotėt nė fillim tė kėtij shekulli, veēanė-risht nė vitet ‘20-tė, e drejtuan vėmendjen veēanėrisht nė rrugėn e mėsuesisė dhe tė nėpunėsit nė pėrgjithėsi. Brezi i parė i mėsuesve: Selim Gjonika, Neim Zani, Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu, Safet Kofina e tė

tjerė, mbeten mėsuesit mė me emėr, jo vetėm pėr ne fteriotėt, por shumė mė gjerė, deri nė nivelin krahinor e kombėtar. Lame Xhama ėshtė “Mėsues i Popullit”, ndėrsa tė tjerė janė Mėsues tė Merituar e mėsues me emėr.

Nė vitet ‘50-’90 nga fshati ynė kanė mbaruar shkollat e larta jashtė e brenda Shqipėrisė rreth 250 djem e vajza fteriotė. Rreth 20 kanė kryer studimet jashtė shtetit. Kėto janė shifra maksimale nė raport me popullsinė e fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh arsimor sasior e cilėsor, veēanėrisht nė fushėn e mėsuesisė,tė mjekėsisė,tė artit e kulturės tė ekonomisė, tė ushtrisė e degėve tė tjera tė jetės. Aktualisht janė pesė bij nga Fterra jonė qė kanė fituar titullin profesor: Ismet Elezi, njeriu i shquar nė 2000 shkencėtarėt e Botės pėr vitin 1999, profesor    drejtėsi, Besin  Elezi nė mje-kėsi, Muzafer Korkuti nė arkeologji, Sezai Braho nė mjekėsi, Hamlet Bezhani nė gjuhėsi. Janė jo pak tė tjerė me tituj shkenco-rė nga doktor i shkencave e deri asistent/ profesorė, si: Jakup Mato nė art e kulturė, Zeko Braho pėr historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani nė mjekėsi, Zaēe Malo nė veteri-nari, Vehap Bezhani nė gjeologji, Kudret Mita nė ushtri, etj.

Nė fushėn e dijes, tė shquar janė edhe juristi Nafiz Bezhani, skrimtarėt Bardhyl Xhama e Vullnet Mato, poetėt Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e artistėt Sheri Mita e Ilir Bezhani, gazetari i shquar i televizionit Xhemal Mato, farmacistja Naze Hizmo, inxhinieri hidroenergjetik Islam Zhupa dhe inxhinieri tipograf  Lirim Ruko, kimisti Ismet Hizmo, njohėsi i proble-meve ushtarake Bajram Sadiku, i proble-meve tė naftės e tė tregtisė sė jashtme Dilaver Shkurti, etj. specialistė tė fushave tė ndryshme, emrat e tė cilėve, u kėrko-jmė ndjesė, qė nuk mundėm t’u pėrmendim emrat.

            Brezi i ri i sotėm e ruan dhe po e vazhdon traditėn e arsimdashjes, qė duket dhe nė bijtė fteriotė qė banojnė nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e gjetkė. Jo pak, me sa dimė ne, kanė shku-ar pėr studime dhe jashtė shtėtit. Sedra pėr t’u bėrė dikush ėshtė e dukshme.

            Kjo ėshtė tradita jonė, tradita e punės pėr tė fituar dije e pėr tė pėrhapur kulturė. Edhe botimi i gazetės “Fterra jone”  ėshtė shprehje e kulturės sė fshatit tonė, i njohur nė gjithė Republikėn si fshat i vogėl, por me arsim e kulturė-dashje tė madhe.

            Emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg tė keqes. Ndaj dhe fteriotėt kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė  vėshtirė, me urtėsi e mirėsi

                                 Guro ZENELI

Marre nga gazeta "Fterra jone"  Nr.14 – qershor, 1999

 

bar303.gif

FSHATI I DITURISE

 

            Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: “Fshati i hoxhėve”, duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė s’mbahen mend. Dhe ka njė arsyė tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet “Fshati i hoxhėve”. Prej tij, vetėm ata qė ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetra. Qė nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit  njėzetė numėrohen rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetra fshatra tė Shqipėrisė jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky fshat.

            Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960, kishte diplomė tė fimosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve 1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. “Xhaxhai i tij, Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me vete…Mė vonė ai vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet”. Ai pėrdorte edhe mbiemrin “Shefki” Fterra, ose Gjirokastriti; thuhet se “shefki” ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkėatdhetarė) tė vazhdonin nė Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.

            Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė  (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr ta. Nga periudhat mė tė hershmė mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo Kofina  pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjev tė viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė  punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka patur njė traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė shkollė me njerin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato. Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.

            Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi detyrėn e klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė Stamboll.

            Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e parė, nga ky fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi parasysh se kemi tė bėjme me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė devotshėm.

Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer nėri pas tjetrit hoxhė nga Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė.Nė kohėn tonė ka studiuar nė shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite.                                                                   

                                      As.Prof.Dr. Jakup Mato

Marrė nga gazeta "Fterra jonė"  Nr.20 – qershor, 2000

line03.gif

bar303.gif

Disa nga figurat e shquara tė Fterrės

xhamalame.jpg
Lame Xhama - Mesues i Popullit

kofinaxhevdet.jpg
Xhevdet Kofina - Mesues i Popullit

eleziissmet.jpg
Prof. Dr. Ismet Elezi

elezibesim.jpg
Prof. Dr, Besim Elezi

muzo.jpg
Prof. Dr. Muzafer Korkuti

brahosezai.jpg
Prof. Dr. Sezai Braho

bezhanihamlet.jpg
Prof. Dr. Hamlet Bezhani

matojakup.jpg
Prof. Dr. Jakup Mato

brahozeko.jpg
Prof as. Dr. Zeko Braho

hizmofejzi.jpg
Prof as. Dr. Fejzi Hizmo

mukaderuko2.jpg
Prof as. Dr. Mukadez Rukaj

bezhanivehap.jpg
Prof as. Dr. Vehap Bezhani

malozace.jpg
Prof as. Dr. Zaēe Malo

kudretmita.jpg
Dr, Kudret Mita

xhamabardhyl.jpg
Bardhyl Xhama - Mesues i Merituar - Shkrimtar

vullnetmato.jpg
Vullnet Mato - shkrimtar

zeneliguro.jpg
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar

matosulejman.jpg
Sulejman Mato - shkrimtar

agimmato240.jpg
Agim Mato - shkrimtar

matoxhemal.jpg
Xhemal Mato - telekronist

bezhaninafiz.jpg
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar

lubonjaliri.jpg
Liri LKubonja (Fterra) - publiciste

mitasheri.jpg
Sheri Mita - artist, regjisor

bezhaniilir.jpg
Ilir Bezhani - artist, regjisor

fterrafiqret.jpg
Fiqret Fterra - publicist

ejupmita.jpg
Ejup Mita

Nė rast se dėshėroni mund tė na bėni njė mesazh:


Adresa e mail:

axhama@yahoo.com

Fteriotėt janė njerėz tė mirė