F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Pr. Dr. Besim Elezi

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

elezibesim.jpg
Prof. Dr. Besim Elezi

BESIM TAHSIN ELEZI ( 20 mars 1935 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, kirurg i shquar.

                Ka  lindur nė Fterrė. Ka kryer shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe atė unike nė Gjirokastėr. Shkollėn e mesme mjekėsore e ka mbaruar nė Tiranė nė vitin 1952. Nė vitin 1957 ka mbaruar me diplomė "shkėlqyeshėm" Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Qė atė vit ėshtė emėruar mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Mė pas ka kryer specializime dhe kualifikime nė disa klinika tė botės.

               Me punė kėmbėngulėse ka ngjitur shkallėt e karrierės mjekėsore, pedagogjike e shkencore. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore "Kandidat i shkencave mjekėsore”, mė pas mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore “Doktor i shkencave mjekėsore”. Pėr veprimtarinė pedagogjike mori gradėn "Docent" e mė pas "Profesor". Nė vitin 1976 u emėrua shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre, qė mė pas u quajt Departament nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".

              Ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur shumė metoda tė reja diagnostikimi dhe trajtimi. Ka pėrgatitur, nė tė njėjtėn kohė, njė numėr tė madh mjekėsh dhe kirurgėsh.

Nė vitin 2003 u pensionua. Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit.

            Ėshtė zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe anėtar i Kolegjit Ndėrkombėtar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė. Ka botuar monografi e tekste mėsimore dhe rreth 100 artikuj e kumtesa.

Ėshtė nderuar me urdhra e medalje tė ndryshme. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut"  pėr Vlorėn, ku nė motivacion, midis tė tjerash, thuhet: “…Vlerėsohet si bir i Kurveleshit pėr atdhetari, humanizėm e marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore".

 

 

FTERRA, VENDLINDJA IME - COPĖZA MĖ E DASHUR E ATDHEUT

Intervistė me Prof. Dr. BESIM ELEZI

 

YLL  I  KIRURGJISĖ SHQIPTARE

 

            Pyetje : Fterra ju njeh mė shumė si birin e Tahsinit dhe si mjek nė zė. A mund tė na njihni shkurt me jetėn tuaj familjare ?

            B.Elezi : Jam i gėzuar qė komunikoj me bashkėfshatarėt e mi nė faqet e kėsaj gazete. Qoftė jetėgjatė kjo nismė e bukur pėr njė fshat qė e meriton.

            Unė jam larguar nga Fterra nė moshėn 12 vjeē. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta punoj e banoj nė Tiranė pėr mė shumė se 40 vjet; me gruan Marikėn, mjeke gjinekologe dhe djalin Bledar, inxhinier elektronik. - Vajza, Ema, punon si mjeke e pėrgjithshme nė Austri. Jam i lumtur qė jam dy herė gjysh i Jonit dhe Teas.

            Pyetje: Ē’kujtime ju sjell fshati i lindjes dhe ē’ju lidh me tė ?

            B.Elezi: Fterra ėshtė vendlindja ime, ėshtė copėza mė e dashur e atdheut.Me tė lidhen kujtime tė pashlyeshme tė fėmijėrisė dhe nostalgjia qė vjen duke u shtuar me kalimin e moshės.

            Atje prehen eshtrat e babait tim tė mėnēur, atdhetar e demokrat, qė e donte aq shumė Fterrėn sa gjurmonte nė historinė e saj zakone e doke homerike.

            Fėmijėria e traumatizuar nga luftrat e shkatėrrimet, varfėria deri nė uri ka patur dhe momentet e saj tė gėzuara, ėndėrrimet dhe shpresat.

            Nė jetėn time profesionale kam mjekuar me mijėra bashkėatdhetarė nga brenda dhe jashtė vendit, por kur marr vesh se vjen njė i sėmurė nga fshati im, dhjetra llampa kujtimesh ndizen nė mendjen time dhe nė mėnyrė spontane njė simpati dhe interes i veēantė jo vetėm human e profesional, por dhe me ngjyrime tė forta emocionale.

            Pyetje: Nga opinioni i kualifikuar jeni cilėsuar si shkencėtar nė kirurgji, si yll i saj. Cili ėshtė aktiviteti juaj shkencor?

            B.Elezi: Qė nė fėmini kam ėndėrruar tė bėhem mjek, ndofta i nxitur nga ajo nevojė e dhimbshme e fshatit pėr ndihmė mjekėsore.

            Pėr tė realizuar kėtė mė ėshtė dashur tė mobilizoj gjithė energjitė e mia mendore e fizike, aq sa shpesh kanė mbetur tė mangėta anė tė tjera tė jetės. Si shef i Departamentit tė kirurgjisė tė spitalit Universitar dhe Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe Kolegjit Ndėrkombėtar tė Kirurgėve, intensiteti i detyrimeve ėshtė shtuar.

            Pėrveē veprimtarisė praktike e pedagogjike tė pasqyruar nė shumė publikime e tekste, kam bėrė dhe kėrkime modeste tė pėrmbledhura nė dy monografi, tė referuara nė shumė aktivitete kombėtare dhe ndėrkombėtare.

            Pyetje: Ēfarė kėshillash do t’iu rekomandonit lexuesve tanė?

            B.Elezi: Bashkėfshatarėve tė mi dashamirės do t’iu uroj shėndet e dashuri pėr punėn, solidaritet, shpirtgjerėsi e vizion tė gjerė botėkuptimor e kulturor.

                                                                                                            Intervistoi G.ZENELI

Nr.3 – shtator, 1997

 

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė