SEZAI REMZI BRAHO (20
gusht 1939): Profesor, Doktor
i Shkencave Mjekėsore, pedagog.
Ka lindur ne Fterrė, ku kreu dhe filloren, ndėrsa 7-vjeēaren nė
Kuē dhe Tepelenė. Shkollėn e mesme mjekėsore e kreu nė Tiranė.
Nė vitin 1963 mbaroi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit
tė Tiranės. Po kėtė vit emėrohet pedagog nė katedrėn e farmakologjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė.
Qė nga viti 1963 e nė vazhdim ka zhvilluar dhe zhvillon leksione
dhe seminare me tė tri degėt e Fakultetit tė Mjekėsisė. Leksione e seminare ka zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Prishtinė
nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, si dhe leksione me specializantėt pasuniversitarė.
Ėshtė bashkautor i hartimit tė programeve mėsimore universitare e pasuniversitare tė lėndėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike. Ėshtė nismėtar
e kontribuues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore
Ka kryer specializime jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė
mjekėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė, e Itali. Ka qenė kryetar i komisionit dhe redaktor shkencor i kumtesave
dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur
referate shkencore nė Athinė e Londėr. Ėshtė anėtar i komisionit tė nomenklaturės sė barnave (qė drejtohet nga Ministria
e Shėndetėsisė), duke qenė pėr katėr vjet radhazi edhe kryetar i kėtij komisioni.
Qysh nga viti 1982 e nė vazhdim ka kryer edhe detyra tė tilla,
si shef i sektorit shkencor tė Fakultetit tė Mjekėsisė, shef i katedrės sė farmakologjisė dhe shef i departamentit tė lėndėve
biomjekėsore.
Ka veprimtari tė gjerė botuese: ka hartuar mjaft tekste universitare
e monografi, ka botuar shumė artikuj nė revista shkencore dhe ka mbajtur dhjetra
referate shkencore e kumtesa.
Nė vitin 1980 i jepet titulli “Doktor i Shkencave” dhe mė 1994 “Profesor”.
¶¶¶