Make your own free website on Tripod.com

F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Isa Hizmo

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

hizmoisa.jpg
Isa Hizmo

Isa Hizmo : Hoxhė i shquar nė oborrin e Sulltanit-Stamboll, me kontribut tė veēantė pėr Fterrėn.

Ka lindur nė Fterrė. Jetoi rreth 80 vjet. Vdiq nė dhjetė-vjeēarin e parė tė shekullit XX. Studioi nė Stamboll pėr teologji. U bė Hoxhė me emėr. Punoi si hoxhė nė Oborrin e Sulltanit. U bė dekan nė fakultetin teologji-drejtėsi, kur rektor ishte Hasan Tahsini. Ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr Fterrėn dhe fterjotėt. Hodhi idenė qė nė Fterrė: “ Ēdo derė - njė djalė nė kurbet”. Ndaj dhe nė Fterrė iu thurėn vargjet:

Isa Hizmo mendjeholli,/

 Fteriotė nė Stamboll i mori,/

 Hoxhė e kadi i nxori…”

KUSH ISHTE ISA HIZMO

Bisedė me stėrnipin e Isa Hizmos, Halilin

 

Kam dėgjuar pėr Isain, na thotė Halili, stėrnipi i tij, qė kur isha 10 vjeē, nė vitin 1935 e 1936. Nė kėto vite erdhi ne Shqipėri njė djalė i tij, Fejzullai, tė cilin e kam takuar dhe unė. Ai na foli pėr Isain duke na treguar pėr jetėn e tij dhe tėrė Hizmajt qė ishin nė Turqi.

            Pėr Isain nė fakt ėshtė shkruar pak. Flitet pėr tė nė Historikun e fshatit tonė. Ėshtė shkruar diēka nė gazetėn “Bashkimi” dhe nė gazetėn “Fitorja” (gazetė e Sarandės nė vitet 1970-1990), si dhe ne “Fterra jonė” ( e botuar kėto tre vjetėt e fundit). Por mė shumė Isain e ruan kujtesa e tė moshuarve fteriotė, si njė njeri me shkollė tė madhe, si njė Hoxhė me emėr, si Hoxhė i “Sulltanatit”

            Ka lindur nė Fterrė rreth vitit 1840 nė njė familje fshatare. Prindėrit e tij ishin Ahmet Hizmo dhe Nislo Hizmo (Dusha), qė lindėn dy djem, Isain e Idrizin, dhe pesė vajza: Salihenė, Xhekon, Hazimenė, Minenė dhe Saranė.

            Mėsoi qė fėmijė nė xhaminė e fshatit mėnyrėn e tė falurit musliman dhe bashkė me tė dhe gjuhen e folur turke. Xhaxhai i tij Mustafa Hizmo, qė ishte hoxhė nė Delvinė e Janinė, e mori me vete . Nuk dimė se ēfarė shkolle mbaroi, por dimė qė pastaj e dėrgoi nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės, tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė larta. Mbaj mend qė gjysh Idrizi mė kėshillonte qė tė mėsonim si Isai.

            Mė vonė vazhdoi Universitetin e Stambollit nė Fakultetin Drejtėsi e Teologji , tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera . U emėrua pedagog nė atė fakultet. Nė punėn e tij u shqua . Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e Dekanit nė Fakultetin Drejtėsi e Teologji nė Universitetin e Stambollit dhe Hoxhė i Oborrit tė Sulltanit, ku u njoh dhe u miqėsua me jo pak klerikė tė vendit. Aty u lidh me miqėsi me Rektorin e Universitetit tė Stambollit, Hasan Tahsinin. Dimė se ėshtė njohur me vėllezėrit Sami e Naim Frashėri, Ismail Qemalin, Bajo Topullin e Dr. Ibrahim Temon. Nė vitin 1879 ishte anėtar i Shoqėrisė sė tė shtypurit tė shkronjave shqip tė Stambollit dhe i komisionit qė hartoi alfabetin e Stambollit. Midis klerikėve dhe intelektualėve tė atjeshėm njihej me emrin Isa Shefki Gjirokastriti. (Shefki ishte titull fetaro-pedagogjik). Pėr t’u pėrmendur ėshtė fakti se diploma e Hivzi Bezhanit, qė kishtė pėrfunduar Fakultetin Drejtėsi–Teologji nė StaMboll, mė 1908, ka firmėne Dekanit tė Fakultetit Isa Shefki .

            Dihet qė Isai asnjėherė nuk e harroi vendlindjen dhe shumė djem tė fshatit i mori nė Stamboll dhe i ndihmoi pėr tu regjistruar nėpėr shkolla e pėr tė bėrė punė tė ndryshme. Kėshtu Fakultetin e Drejtėsisė e Teologjisė e mbaruan: Hivzi Bezhani, Avdul Mita, Hasan Mita, Meto Mehmeti, Sheme Dauti, Fetan Zani, Selim Gjonika, Laze Ēipi, Idriz Avreci, Hamdi Mita, Shaqo Gjoni etj. Nė fakultetin Ushtarak kanė qėnė Hasan Hizmo dhe dy djem tė tjerė, njėri nga  Kondajt dhe tjetri nga Maēajt.

            Isai edhe gruan e mori nga Fterra, nga fisi Mato, e cila ishte halla e Halil Matos. Nga kjo martesė lindi njė vajzė qė quhej Hanife (martuar nė Stamboll me Ahmet Bej Borshin).Pas vdekjes sė gruas sė parė u martua me njė vajzė nga Ēamėria tė fisit me emėr, Dinajve. Me gruan e dytė pati dy djem, Hajriun dhe Fejzullahun. Me dėshirėn e gjyshit Idriz dhe nė kujtim tė Isait e djalit tė tij, djemve tė mi u vura emrat Fejzi e Isa.

            Fejzullai, kur erdhi nė Shqipėri, na pat thėnė se Isai kishte vdekur para 20 vjetėsh, qė i bie rreth vitit 1915.

            Koha bėn punėn e saj. Sistemi i kaluar e izoloi Shqipėrinė. Kėshtu qė kemi 60 vjet qė kemi shkėputur lidhjet me trashėgimtarėt e Isait nė Stamboll e gjetkė. Fevzi Zani, kur erdhi nė Fterrė, na pat thėnė se njė djalė nga fisi i Isait ėshtė doktor me emėr.

 

Marrė nga gazeta "Fterra jonė"  Nr.18 – shkurt, 2000

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė