F T E R I O T Ė T - NJERĖZ TĖ DIJES

Njerėz tė dijes

Home
Njerėz tė dijes
Isa Hizmo
Lazo Kofina i parė
Lame Xhama - Mėsues i Popullit
Xhevdet Kofina - Mėsues i Popullit
Pr. Dr. Ismet Elezi
Pr. Dr. Besim Elezi
Pr. Dr. Muzafer Korkuti
Pr. Dr. Sezai Braho
Pr. Dr. Hamlet Bezhani
Prof. Dr. Jakup Mato
Prof.as. Dr. Zeko Braho
Prof.as. Dr. Fejzi Hizmo
Prof.as. Dr. Mukadez Ruka
Prof.as. Dr. Vehap Bezhani
Prof.as. Dr. Edip Bezhani
Prof.as. Dr. Zaēe Malo
Dr. Kudret Mita
Guro Zeneli - publicist, shkrimtar
Sulejman Mato - shkrimtar
Agim Mato - shkrimtar
Xhemal Mato - telekronist
Nafiz Bezhani - jurist, shkrimtar
Liri Fterra - publiciste
Sheri Mita - artist, regjisor
Ilir Bezhani - artist, regjisor
Fiqret Fterra - publicist
Ejup Mita

NJERĖZ TĖ DIJES - BIJ TĖ FTERRĖS SONĖ

 

            Dija ėshtė shprehje e aftėsisė psiqike, ėshtė shprehje e edukatės arsimdashėse tė familjes e tė fshatit tonė, ėshtė shprehje e punės studjuese e intelektuale me vullnet nga vetė fteriotėt, si dhe e kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

            Nė fshatin tonė, tė paktėn nė kėta tė dy shekujt e fundit, janė shquar dhe fteriotėt me zgjuarsi natyrale e mėnēuri popullore; dhe fteriotė tė kultivuar nė procesin e shkollimit e tė studimit; dhe krijues popullorė; dhe krijues letrarė e shkencorė.

Ndėr tė parėt fteriotė me dije qė njohim ėshtė pėrmendur Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet ‘30-’40 tė shekullit tė 19-tė, ka qenė kėshillėtar-sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe tė zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit.

Bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi(jurist). Nuk dimė kush ėshtė i pari, por njė gjė ėshtė e saktė: gati ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet. Kjo del dhe nė kujtesėn e popullit dhe nė foklorin e tij.

Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: - Nga je ti?… - Qėnke nga fshati: 80 shtėpi - 100 hoxhė.Nuk dimė se kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie u transmetuar nga brezi nė brez, madje nga njerėz tė ditur tė krahinės Kurvelesh-Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė fshatrat e Kurveleshit e tė Labėrisė, ndėrmjet zonės Delvinė-Gjirokastėr e deri nė Vlorė.

            Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, ishin nga njerėzit mė tė ditur tė kohės. Ata qenė mėsuesit dhe patriotėt e asaj periudhe. Kanė lėnė emėr 30-40 tė tillė. Mė i pėrmendur mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizėrenit ka qenė hoxhė i Sulltanatit nė kryeqytetin e Perandorisė Turke, madje, sipas gojės sė brezave, ka qenė edhe dekan i fakultetit teologjik-juridik nė Stamboll, kur Hasan Tahsini ishte Rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė. Mė i fundit hoxhė me emėr, qė arriti dhe brezi ynė i moshės 40-50 vjeē e lartė,ėshtė hoxhė Bezhani.

Pas viteve ‘40-‘60-tė tė kėtij shekulli, feja,  si kudo nė Shqipėri,  mori goditjen e madhe.  Por, pavarėsisht nga kjo, ėshtė fakt qė fteriotėt nė fillim tė kėtij shekulli, veēanė-risht nė vitet ‘20-tė, e drejtuan vėmendjen veēanėrisht nė rrugėn e mėsuesisė dhe tė nėpunėsit nė pėrgjithėsi. Brezi i parė i mėsuesve: Selim Gjonika, Neim Zani, Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu, Safet Kofina e tė

tjerė, mbeten mėsuesit mė me emėr, jo vetėm pėr ne fteriotėt, por shumė mė gjerė, deri nė nivelin krahinor e kombėtar. Lame Xhama ėshtė “Mėsues i Popullit”, ndėrsa tė tjerė janė Mėsues tė Merituar e mėsues me emėr.

Nė vitet ‘50-’90 nga fshati ynė kanė mbaruar shkollat e larta jashtė e brenda Shqipėrisė rreth 250 djem e vajza fteriotė. Rreth 20 kanė kryer studimet jashtė shtetit. Kėto janė shifra maksimale nė raport me popullsinė e fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh arsimor sasior e cilėsor, veēanėrisht nė fushėn e mėsuesisė,tė mjekėsisė,tė artit e kulturės tė ekonomisė, tė ushtrisė e degėve tė tjera tė jetės. Aktualisht janė pesė bij nga Fterra jonė qė kanė fituar titullin profesor: Ismet Elezi, njeriu i shquar nė 2000 shkencėtarėt e Botės pėr vitin 1999, profesor    drejtėsi, Besin  Elezi nė mje-kėsi, Muzafer Korkuti nė arkeologji, Sezai Braho nė mjekėsi, Hamlet Bezhani nė gjuhėsi. Janė jo pak tė tjerė me tituj shkenco-rė nga doktor i shkencave e deri asistent/ profesorė, si: Jakup Mato nė art e kulturė, Zeko Braho pėr historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani nė mjekėsi, Zaēe Malo nė veteri-nari, Vehap Bezhani nė gjeologji, Kudret Mita nė ushtri, etj.

Nė fushėn e dijes, tė shquar janė edhe juristi Nafiz Bezhani, skrimtarėt Bardhyl Xhama e Vullnet Mato, poetėt Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e artistėt Sheri Mita e Ilir Bezhani, gazetari i shquar i televizionit Xhemal Mato, farmacistja Naze Hizmo, inxhinieri hidroenergjetik Islam Zhupa dhe inxhinieri tipograf  Lirim Ruko, kimisti Ismet Hizmo, njohėsi i proble-meve ushtarake Bajram Sadiku, i proble-meve tė naftės e tė tregtisė sė jashtme Dilaver Shkurti, etj. specialistė tė fushave tė ndryshme, emrat e tė cilėve, u kėrko-jmė ndjesė, qė nuk mundėm t’u pėrmendim emrat.

            Brezi i ri i sotėm e ruan dhe po e vazhdon traditėn e arsimdashjes, qė duket dhe nė bijtė fteriotė qė banojnė nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e gjetkė. Jo pak, me sa dimė ne, kanė shku-ar pėr studime dhe jashtė shtėtit. Sedra pėr t’u bėrė dikush ėshtė e dukshme.

            Kjo ėshtė tradita jonė, tradita e punės pėr tė fituar dije e pėr tė pėrhapur kulturė. Edhe botimi i gazetės “Fterra jone”  ėshtė shprehje e kulturės sė fshatit tonė, i njohur nė gjithė Republikėn si fshat i vogėl, por me arsim e kulturė-dashje tė madhe.

            Emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg tė keqes. Ndaj dhe fteriotėt kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė  vėshtirė, me urtėsi e mirėsi

                               Guro ZENELI

Marre nga gazeta "Fterra jone"  Nr.14 – qershor, 1999

Enter supporting content here

Fteriotėt janė njerėz tė mirė